​Zv.ministri i Ekonomisë, Mete:
3 miliardë lekë për ish-pronarët

​Zv.ministri i Ekonomisë, Mete:<br />3 miliardë lekë për ish-pronarët
Vrenjtjet në progres-raportin e Komisionit Evropian për zgjidhjen e çështjes së pronës ka bërë që qeveria të miratojë një strategji të re për kompensimin e pronarëve. Ervin Mete zëvendësministri i Ekonomisë i ftuar në studion e Report Tv tha se, në buxhetin e vitit 2016 janë parashikuar rreth 3 miliardë lekë për ish-pronarët.

Mete shpjegoi dhe buxhetin për vitin e ardhshëm ku nuk do të ketë asnjë taksë të re, por vetëm ulje të tyre. Sipas tij në këto dy vite qeveria nuk ka shtuar asnjë taksë, ndërsa nr 2016 do të bëhet ulja e tyre.

Zv.ministri i Ekonomisë bëri të ditur se nisma e re e Kryeministri për të bërë zero taksën e bizneseve me xhiro deri në 50 milionë lekë tregon angazhimin e qeverisë për të mbështetur biznesin.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara

Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara