​Zv.Presidenti i UEFA jep dorëheqjen
akuzohet për korrupsion

​Zv.Presidenti i UEFA jep dorëheqjen<br />akuzohet për korrupsion
Presidenti i pezulluar i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar, i cili është pezulluar,ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si zv. President i UEFA dhe FIFA-s.

Ai dhe djali i tij, Gorka, janë arrestuar më herët gjatë këtij muaji pas një hetimi të nisur nga autoritetet spanjolle për korrupsion.

Villar, i cili i ka mohuar akuzat, është pezulluar për një vit nga Federata Spanjolle e Futbollit.

“Villar nuk do të ketë më një pozicion zyrtar në organizatën tonë”, ka deklaruar UEFA  gjatë ditës së sotme.

“Duke qenë se në Spanjë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor, ne nuk kemi asnjë koment për të bërë mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratën e bërë nga UEFA.

Gjithashtu bëhet e ditur, se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferini, ka pranuar dorëheqjen e Villar dhe e ka falënderuar atë për vitet e tij të shërbimit në Futbollin Evropian.

Villar, një ish-lojtar i Atheltic Bilbao dhe i Spanjës, ka drejtuar Federatën Spanjolle të Futbollit për 29 vite.

Pas pezullimit të Villar, drejtimin e federatës spanjolle e ka marrë Juan Luis Larrea.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë