​Zyra e OSBE konfirmon takimin e
Borchardt me Veliajn me 16 jana

​Zyra e OSBE konfirmon takimin e<br />Borchardt me Veliajn me 16 jana
Zyra e OSBE-së në Tiranë ka konfirmuar për Report TV, takimin midis Ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, Ambasadorit të Austrisë, Johann Sattler dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të hënën më 16 janar.
 
Takimi është zhvilluar në orën 11:00 dhe në fokus të tij kanë qenë projektet e përbashkëta, në kuadër të kryesisë austriake të radhës të OSBE-së”, konfirmoi për Report Tv zyra e OSBE-së në Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës u akuzua nga Partia Demokratike se të hënën kishte udhëtuar me çarter drejt Parisit.
 
Bashkia e hodhi poshtë akuzën, duke u shprehur se Veliaj ka qenë në krye të detyrës, çka faktohet shumë lehtë nga veprimtaritë e tij.
 
"Kjo faktohet shumë lehtë, duke qenë se zoti Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë, vizitën në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe mori pjesë në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në “Hotel Doro”", thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
 
Sipas Bashkisë, ditën e hënë, Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, Johan Sattler.
 
Pas njoftimit të bashkisë për takimet e Veliajt me dy ambasadorët, ka ardhur edhe konfirmimi nga Zyra e OSBE-së, që hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike.

takimet e veliajt

bileta e avionit veliaj
Bileta e Veliajt

bileta e avionit veliaj


veliaj pret ambasadoren e islandes

d.i./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!