TIRANË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, Berat e Shkodër nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike.
Më konkretisht, sasia më e madhe gjatë ditës së sotme është kapur në qytetin e Durrës. Bëhet fjalë 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike. Për këtë sasi në pranga ka rënë 31-vjeçari E. I., banues në Durrës, poseduesi i lëndës narkotike. Arrestimi i tij u bë pasi kishte informcione se i riu shpërndante droga të forta në doza të vogla dhe pas kontrollit në banesë iu gjet sasia e sekuestruar.
Droga e sekuestruar në Durrës
Në Berat është arrestuar një 36-vjeçar me inicialet K.K., banues në fshatin Drenovicë, Berat. Të riut iu gjet në lokalin e tij një sasi prej 0.25 gramë lëndë narkotike kokainë dhe një armë sportive pistoletë.
Arma e sekuestruar të riut në Berat
Edhe në Shkodër, në kuadër të operacionit 'Ura e Shenjtë' ra në pranga një 58 vjeçar, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Postribë, Shkodër, i dënuar më parë për dhunë në familje. 58-vjeçari në momentin që ka parë punonjësit e Policisë ka hedhur në tokë një qese, brenda së cilës kishte kanabis. Pas kontrollit në banesë iu gjetën 127 doza kanabis. Ndaj tyre rëndojnë akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.