85-vjetori i Dritëro Agollit, Posta
Shqiptare emeton pullë të posaçme

Me rastin e 85 vjetorit të lindjes, Posta Shqiptare ka vendosur t’i dedikojë pullën postare shkrimtarit dhe akademikut të shquar Dritëro Agolli.
 
Pulla postare është realizuar nga autori Petraq Papa, dhe ka një vlerë prej 120 lekësh. Tirazhi i kësaj pulle postare është 34.250 pulla si dhe 250 copë FDC ( Zarfi i ditës së parë).
 
Emisioni i kësaj pullë përbëhet nga një seri me një pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash, si dhe nga zarfi i ditës së parë.
 
Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare, nëpërmjet të cilës pasqyron ngjarje të rëndësishme historike, kulturore, sportive, shqiptare apo ndërkombëtare.
 
 
Të dhëna mbi pullën postare:
Data e emetimit: 13.10.2016
Emisioni përbëhet nga 1 pullë
Autor: Petraq  Papa
Vlera e pullës: 120 lekë
Tirazhi: 34.250 pulla (120 lekëshe)
Përmasat e pullës: 31 x 43 mm
Kompozimi i tabakut: 9 pulla në tabak
Kompozimi i tabakut për shërbim postar:
28 pulla në tabak (120 lekëshe)
Zarfe të ditës së parë me pullë: 250 copë
Çmimi i zarfit të ditës së parë me pullë: 320lekë
Shtypur në Shqipëri nga Adel CO
 

pulla postare e driteroit

pulla postare e driteroitd

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet