89 kg kokainë do vinin
drejt portit të Durrësit

89 kg kokainë do vinin<br />drejt portit të Durrësit
TIRANE- Sekuestrohen 89 kg kokainë në Ekuador që kishte destinacion portin e Durrësit në Shqipëri. Lajm i është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e shtetit të Amerikës Latine, sipas së cilës, droga është gjetur gjatë operacionit të koduar “Arcano” në një kontenier që ishte i mbushur me ushqim për qentë dhe që kishte destinacionin Durrësin. Operacioni është bërë një ditë më parë nga efektivët e sektorit kundër Narkotikëve në qytetin e Guayaquil. Në pranga është vënë një person me të dhënat, L. Homar.
 
KONTROLLI NË PORT
Shefi i Narkotikëve, Omar Baez Paredes ka bërë të ditur se, agjentët e njësisë së tij me anë të qenve nuhatës të drogës gjatë një kontrolli në kontenierët, një njërin prej tyre është gjetur dhe lënda kokainë. Ajo ishte fshehur në një fund të dyfishtë në kontenierin TRIU me numër 8498675. Kokaina ishte e ndarë në 80 pako. Policia ka arrestuar disa persona ndërsa bëhet e ditur se është shkatërruar një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anija do të nisej nga Guayaquil dhe pas disa ndalesash do të përfundonte në Shqipëri ku edhe ishte një pjesë e ngarkesës.
 
HETIMET E POLICISË
Zbulimi i lëndës narkotike që ishte fshehur në kontenier, duke se ishte zbuluar pas një informacioni të ardhur në rrugë operative. Kjo pasi policia ka falenderuar qytetarët për informacionet që japin për trafikun e lëndëve narkotike. Lënda narkotike kokainë, ishte e vulosur si ushqim për qentë bulldogë dhe St. Bernard dhe ishte e veshur me një letër të veçantë për të mos u dëmtuar. Policia tha se, këtë hërë rrjetet e drogës kanë duke përdorur prodhime ekuadoriale për të bërë trafikun.
 
TRAFIKU I DROGËS
Lënda narkotike mësohet se, do të ngarkohej në anije për të arritur në tregjet ndërkombëtare në Europë. Po siç duket destinacioni i parë do të ishte porti i Durrësit në Shqipëri dhe më pas do të shitej në vende të tjera. por droga ishte zbuluar nga kontrollet e policisë së Ekuadorit. Kontenieri gjendej në port dhe është zbuluar para se të imbarkohej në anije. Ministria e Brendshme e Ekuadorit ka bërë të ditur se, është duke vazhduar operacionin për zbulimin e origjinës së kësaj droge. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë