9 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë gjyqtarë Kushtetues, për një karrige që emërohet përmes Parlamentit. Report TV zbardh emrat e aplikantëve që synojnë vakancën e krijuar pas dorëheqjes se Elsa Toskës, në shtator të vitit 2024.
Bie në sy se 6 prej tyre, janë dhe në listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për tu bërë anëtarë të kësaj gjykate edhe përmes një vakance të shpallur nga Presidenti i Republikës.
Mes tyre, juristë si Genci Gjoncaj, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, Naureda Llagami, ish kryetare e KLGJ-së, apo edhe emra juristët të njohur si Jordan Daci apo Arta Vorpsi, apo dhe dy ish anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamiti dhe Roland Ilia. Ky i fundit ka qenë dhe kryetar i KPK-së për gati një vit e gjysmë, deri kur ky institucion përfundoi aktivitetin në kuadër të Vettingut.
Kuvendi i mbylli aplikimet më 31 dhjetor. Tani, emrat i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe pikëzim.
Në fund, Parlamenti, nëse bën 84 vota, do të dërgojë në Kushtetuese një nga 3 emrat me më shumë pikë, përndryshe, automatikisht gjyqtar do të bëhet kandidati që ka marrë më shumë pikë nga KED.
-
Helena Papa pu pu pu pu pu pu pu pu mbeturine nga kryeministria e gjeneral saliut
Përgjigju -
Shoh shume emra, shoh edhe Dacin qe eshte nje njeri kot, politizon cdo gje.
Përgjigju -
Po Gjonçaj a është sekretar i përgjithshëm i Kuvendit? Nuk ka ndonjë konflikt interesi apo anëmbajtje të këtij të fundit në vendimet që do të merren në GJK?? Ka qenë dikur edhe avokat i PS në KQZ? SRZ? Dhe avokati Daci avokat i PD?
Përgjigju










Komente
Komento