Partia Socialiste është bindur për të vijuar me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025 që ishte kërkuar nga Partia Demokratike.
Këshilli për Legjislacionin ka miratuar ngritjen e komisionit. Vendimi i ka kaluar Konferencës së Kryetarëve për miratimin final.
Në kërkesën e PD tetorin e kaluar, shprehej si qëllim “kontrolli i ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.”
PD e quajti procesin e zgjedhjeve "farsë elektorale" dhe u shpreh se ishte komprometuar rëndë.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento