9 Maji përkujtohet edhe nga një komunitet qindramilionësh, që përbëjnë popujt e vendeve anëtare të Evropës së Bashkuar. Më 9 Maj 1950, Robert Schuman prezantoi propozimin e tij mbi krijimin e një Evrope të organizuar, si detyrim për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore mes vëndeve.
Ky propozim, i njohur si Deklarata e Schumanit, konsiderohet të ketë qenë fillimi i krijimit të asaj, që sot quhet Bashkimi Evropian. Në samitin e Milanos të udhëheqësve evropianë më 1985 u vendos që 9 Maji të festohet si Dita Evropiane.
Sot, 9 Maji është kthyer në simbolin e Evropës, si “Dita e Evropës”, e cila, sëbashku me hymnin, flamurin, moton dhe monedhën e përbashkët (euron) janë kthyer në simbole identifikuese të entitetit politik të Bashkimit Evropian.
Ministri i Jashtëm francez Robert Schuman, qytetar francez por me orgjinë gjermane, propozoi krijimin e Evropës së organizuar, me qëllim vendosjen e paqes në kontinentin e vjetër, të shkatërruar dhe të ndarë nga të dy luftëra botërore.
Ai parashtroi idenë, e përpunuar më parë me ekonomistin dhe diplomatin francez Jean Monnet, për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut, e cila përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”.
Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951. Dita e Evropës kremtohet masivisht me aktivitete dhe festivale, të cilat e afrojnë Evropën me qytetarët e saj më afër njëri-tjetrit.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptrja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com