9 mars kodi zgjedhor në komisione
Deputetet: Burrat të marrin shembull

9 mars kodi zgjedhor në komisione<br />Deputetet: Burrat të marrin shembull
Në datën 9 mars një ditë pas festës e gruas, në tryezat e Komisioneve Parlamentare do të shqyrtohen amendimet në Kodin Zgjedhor, nismë kjo e Aleancës së Grave Deputete. Ndryshimet e kërkuara nga ligjvenëset janë rritja e përfaqësimit të grave në politikë. Pas një takimi të rëndësishëm me përfaqësuesit ndërkombetar të cilët i kanë dhëne mbështetje kësaj nisme të ndërmarrë nga deputetet e Kuvendit të Shqipërisë pa dallime partiake, vet deputetet kane bërë apel që shembulli i tyre i komunikimit të ndiqet edhe nga meshkujt, sidomos në këtë situatë që ka trazuar ujrat politike ne vend .
 
 
"Besoj që pas kësaj mbështetjeje ndërkombëtare, pas bashkëpunimit që kemi pasur me liderët partiakë, por edhe pas vendimeve e pas gjykimit të Komisionit të Venecias për këtë çështje dhe të KiE, do të mbështetemi dhe nga Parlamenti shqiptar. E kuptoj që është një sfidë e vështirë për burrat që të bëjnë një hap prapa por kjo është një luftë e cila do duhet që të vazhdoj dhe të fitohet deri në fund nga gratë. Kush më mirë se një grua do mund të luftonte më mirë se një grua tjetër. Ne jemi në Parlament, ne na takon dhe besoj se do kemi një mënyrë ndryshe komunikimi mes grave në Parlament dhe atyre që do shkojnë në zgjedhjet lokale. Në gjithë këtë klimë politike e vetmja stukturë që ende ka një bashkëpunim pozitiv por dhe të sinqertë me njëra-tjetrën, është bashkëpunimi që kanë zonjat për të ndihmuar gratë e tjera. Është një shembull për tu marrë edhe nga burrat që mesa duket në këto momente e kanë shumë të vështirë të gjejnë një mënyrë normale të sinqertë bashkëpunimi", deklaroi deputetja demokrate Mesila Doda. 
 
"Është bërë një paraqitje e të gjithë veprimtarisë së aleancës duke filluar që nga moment ii themelimit të saj dhe deri me sot, njëkohësisht është shpejguar dhe procedura të cilës i është nënshtruar kjo inciativë ligjore, futesj së saj në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Në komisioni  e ligjeve, që është dhe komisioni përgjegjës për shqyrtimin e kësaj iniciative që të shqyrtohet në datën 9 mars", tha deputetja e LSI-së, Silva Caka.   



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron