9-mujori-Eksporti i frutave shënoi vlerën 209 milion lekë
TIRANE, 9 Nëntor /ATSH/- Eksporti i frutave për periudhën 9-mujore të vitit 2015, shënoi vlerën monetare prej 209 milion lekë, duke shënuar rritje kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur ministria e Bujqësisë. Sipas statistikave, sasia e eksportuar arriti në 4 mijë ton fruta, ndërsa potencialet e vendit për prodhim dhe […]
/ATSH/- Eksporti i frutave për periudhën 9-mujore të vitit 2015, shënoi vlerën monetare prej 209 milion lekë, duke shënuar rritje kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur ministria e Bujqësisë.
Sipas statistikave, sasia e eksportuar arriti në 4 mijë ton fruta, ndërsa potencialet e vendit për prodhim dhe eksporte janë edhe më të larta.
Ekspertët e fushës vërejnë se gjatë këtij viti, shkëmbimet tregtare në sektorin e bujqësisë shënuan një 'bum' të vërtetë për sa i takon eksportit të kulturave bujqësore të fushës dhe prodhimit në sera.
Duke u ndalur tek eksportet në nivel kombëtar, burime nga ministria e Bujqësisë thanë se, eksportet po shenojne rritje progresive dhe Shqipëria është në kërkim të tregjeve të reja për të eksportuar.
Sipas tyre, paralelisht me politikat që nxisin prodhimin vendas bujqësor po punohet intensivisht edhe me hallkat zinxhir që shoqërojnë prodhimin, tregtimin dhe eksportet.
Në këtë konteks vëmendje ka marrë ngritja e qëndrave frigoriferike të grumbullimit. Në vendin tonë numërohen 117 pika të grumbullimit të prodhimit bujqësor, 52 prej të cilave janë pika ku kryhet eksporti i prodhimeve bujqësore me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Bosnjë, Kroacinë, por edhe në Suedi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri dhe SHBA.
Numri më i lartë i qendrave të grumbullimit është i përqendruar në qarkun Lushnjë-Fier, (në jug të vendit). i cilësuar ndryshe dhe si hambari bujqësor, ku janë ngritur 13 pika grumbullimi dhe eksporti të perimeve e frutave, me 5100 m² kapacitete grumbulluese (magazina) dhe kapacitet 7500 tonë dhoma frigoriferike, mundëson grumbullimin e mbi 56 mijë tonë prodhime nga fushat e fermave.
Por së fundit këto modele pritet të shtrirje edhe në zona të tjera të vendit, me qëllim që prodhimet e fermerëve ti rezitojnë kohës derisa të gjenden tregjet e shitjes në vend apo jashtë vendit duke konkuruar kështu importet dhe të mos hidhen dëm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47