9 orë në Prokurori,Durim Bami
mohon përsëri deputetin Doshi

9 orë në Prokurori,Durim Bami<br />mohon përsëri deputetin Doshi
TIRANE- Ballafaqimi i dytë mes deputetit të Shkodrës Tom Doshi dhe Durim Bamit, nuk ka sjellë asnjë të re për hetimin. Kanë qënë 9 orë të lodhshme për prokurorët e krimeve të rënda, ndërsa stresuese ka qënë për deputetin Tom Doshi dhe Durim Bamin.

Të dy janë marrë në pyetje në prani të njëri-tjetrit dhe më pas kanë dhënë dëshmi në veçanti, por pa arritur të nxjerin detaje të tjera nga dëshmitë e para disa ditëve. Synimi i prokurorisë ka qënë të mësojë emrin e personit që ka negociuar me Tom Doshin, për t’ia raportuar këtij të fundit se ishte vënë në dijeni të vrasjes së tij dhe se kishte edhe vrasësin me vetë. Në dëshminë e djeshme, Doshi i ka qëndruar besnik versionin të tij të dhënë në prokurori por edhe në media se për vrasjen e ka informuar miku i tij,deputeti Mark Frroku.

Ndërsa, Durim Bami ka qëndruar fort në këtë pjesë duke mos pohuar asnjë emër personi që e ka çuar tek Tom Doshi, por ka rëfyer se dëshminë si vrasës me pagesë ia ka kërkuar vetë Tom Doshi, kundrejt një pagese. Ky version vijon të mbajë të tensionuara hetimet, pasi të dyja palët nuk janë tërhequr edhe pse janë pyetur disa herë dhe kanë bërë dy ballafaqime.

Njeriu negociator
Në kushtet kur dy protagonistët e video-përgjimit Tom Doshi dhe Durim Bami, kanë qëndrime të kundërta me thëniet e tyre në prokurori, gjatë ditës së djeshme prokuroria është përpjekur të mësojë prej tyre se kush është njeriu që ka negociur mes “vrasësit” Bami dhe deputetit Doshi, për t’i çuar ata në një takim, ku dhe mendohet se është diskutuar për planin e vrasjes së dy deputetëve të parlamentit Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Për nëntë orë me rradhë, prokuroria nuk ka mësuar se kush është ky emër, kjo pasi sipas Doshit ai është deputeti Mark Frroku ndërsa për Durim Bamin, takimi është bërë pa negocimin e askujt pasi ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe se Tom Doshi i ka kërkuar të bëjë rolin e vrasësit me pagesë, kundrejt një shume financiare dhe blerjes së një makine të blinduar.

“Bëhu burrë e trego”
Për të hedhur dritë mbi akuzat e vrasjes së dy deputetëve Fufi dhe Doshi, prokuroria ka ballafaqur Tom Doshin dhe ish-shoku i tij Mark Frroku. Ata kanë hyrë në godinën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga drejtime të kundërta. Por në fund ata e kanë para njëri-tjetrin përballë në zyrën e prokurorit Përparim Kulluri i cili së bashku me drejtuesin e komanduar të Krimeve të Rënda Adnand Xholi, i kanë pyetur rreth deklaratave kontradiktore që ata kanë dhënë në prokurori.

Doshi menjëherë ka marrë fjalë dhe mësohet ti ketë pohuar Mark Frrokut që të bëhej burrë dhe të tregojë të vërtetën,dhe mos gënjente si në dëshminë e parë.Nga ana tjetër Mark Frroku ka deklaruar se i qëndronte deklarimit të parë të dhënë në prokurori dhe se nuk kishte asnjë dijeni nga ato që ka shpikur kohët e fundit miku i tij Tom Doshi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur