90 minuta që shkruajnë historinë, Dinamo luan sot për ‘jetë a vdekje’ kundër Kastriotit

90 minuta që shkruajnë historinë, Dinamo luan sot për ‘jetë a vdekje’ kundër Kastriotit

Dinamo luan sot një ndeshje jetë a vdekje për mbijetesën, pasi në ‘Elbasan Arena’ do të presë Kastriotin, që renditet në vendin e tetë me 31 pikë, 8 më shumë se ‘nëndetësja’ dhe që në fund të sezonin bën ‘play-off’ për të qëndruar.

Klubi kryeqytetas, që u ngjit në Superligë pas 9 vitesh, ka për detyrë vetëm fitoren në rast se nuk dëshiron të kthehet andej nga erdhi. Mirëpo situata nuk është optimiste duke parë faktin që në 3 ndeshjet e fundit në kampionat kanë vetëm humbje, ndërsa Kastrioti ka 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër edhe krutanët synojnë të paktën të mos humbin, pasi janë me pikë të barabarta me Egnatian e vendit të shtatë dhe duan të shmangin ‘play-off’ e daljes nga kategoria. Në favorin e Kastriotit për këtë ndeshje janë edhe atmosfera jo e mirë te Dinamo për shkak të përplasjeve brenda klubit.

Sfida në ‘Elbasan Arena’ do të nisë në orën 14:45.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë