Në hyrje dhe në dalje të takimit, Rama ia la fjalën Metës të zbulonte për mediat pikat e nxehta të diskutimit.
Kreu i LSI zbardhi 90 minutat diskutim ku theksoi se 3 çështjet kryesore ishin, vota e lirë, Presidenti dhe ngërci politik. Sipas Metës të treja pikat kërkojnë bashkëpunimin e PD dhe për këtë arsye kanë vendosur që zhbllokimin e situatës ta bëjë Partia Popullore Europiane, ku PD është anëtare.
“Jam dakord me koalicionin, por të zgjidhim diçka dhe me opozitën” mësohet të jetë shprehur kryetari i LSI-së Meta në takim me aleatin Rama. Ku sipas burimeve, ka kërkuar gjithashtu gjetjen e një mekanizmi që të garantojë respektimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse
Një tjetër lajm që prodhoi takimi Rama-Meta ishte dhe ai se raundi i parë i zgjedhjes së presidentit do të digjet. Maxhoranca nuk do të propozojë asnjë emër duke i dhënë kështu opozitës mundësinë të kontribuojë.
Prononcimi i plotë i Metes pas takimit me Ramën
1-Dëshiroj të theksoj se qëllimi i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve për garantimin e paprekshmërisë së votës, një angazhim kryesor dhe i marrëveshjes së 22 Prillit, dhe i PS e LSI, dhe në këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitim.
2-Kështu kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, por pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe për të arritur konsensusin dhe me opozitën dhe pse kjo maxhorancë ka gati 90 vota në Parlament.
3-Dhe së treti, duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur besim, pasi çështja e mosbesimit është evidente dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur, kemi vendosur që ti drejtohemi zyrtarisht Partise Popullore Europiane ku PD është anëtarë që të asistojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në këtë dialog, në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt,dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme, drejt integrimit dhe realizimit të gjithë reformave. Dua të theksoj rolin e rëndësishme PPE ka luajtur gjatë gjithë kësaj periudhë në mbështetje të integrimit të Shqioërisë, pavarësisht se cilat forca politike kanë qenë në pushtet. Do i drejtohemi që sot Presidentit të PPE do njoftojmë dhe komisionerin z Hahn, që të interesuar për zhbllokimin e kësaj situate,në mënyrë që procesi i dialogut të nisë sa më shpejt dhe të kemi një klimë tërësisht ndryshe nga kjo e sotmja,dhe në këtë rast dua tju kujtoj të gjithëve sa i fuqishëm është bashkëpunimi dhe toleranca dhe në këto kushte toleranca është deçizive.
Raundi i Parë për Presidentin ‘digjet’
Pyetjes se ‘Raundi i parë për presidentin mund të digjet”, Meta iu përgjigj se, “ne nuk do paraqesim kandidaturë sepse duam president konsensual. Presidenti duhet të jetë konsensual dhe sa më konsensual dhe duhet të jetë dhe bashkëpunimi i opozitës.
Në takim nuk u fol për koalicionin, as për qeverinë teknike e as atë të besimit.
Meta nuk e permendi koalicionin apo rinovimin e marrëveshjes së vjetër, e cila në pikën 15 parashikon se ku flitet për një vijim te koalicionit mes PS e LSI per 2 mandate rresht qeverisëse.
Më herët kryetari i LSI-së zhvilloi një takim dhe me aletatin tjetër të PDIU-së Shpëtim Idrizi, ndërsa që në mëngjes në media përflitej për një takim të mundshëm të tij me Lulzim Bashën, që nuk ndodhi kurrë, por për të cilin Meta shprehu gatishmëri.
Zhvillimet minute pas minute
Ora 11:40 Mbyllet takimi Rama-Meta
Mbyllet takimi 90 minuta Rama-Meta. Bie ne sy se kur Edi Rama del nga takimi i ka hedhur dorën në qafë Petrit Vasilit.
[gallery]21831[/gallery]
Ora 10:10 Edi Rama ne Hotel Tirana, nis takimin me Ilir Meten
Ndryshe nga Meta, Rama nuk u pronocua. I veshur sportiv ai iu drejtua hyrjes së Hotel Tirana për të vendosur fatin e koalicionit PS-LSI.
Rama në këtë takim shoqerohet nga Gramoz Ruci e Engjell Agaci kurse Meta nga Petrit Vasili, Luan Rama e Klajda Gjosha.
(Rama duke hyre ne takimin me Meten)
Ora 10:00-Meta me marrëveshjen e vjeter në duar niset në takimin me Ramën: Nga këtu nis cdo gjë
"Kjo është marrëveshja e vjetër, që ende është në fuqi dhe që ka një problem të vogël por do e zgjidh patjetër, që ka angazhimin madhor të Aleancës për Shqipërinë Europiane për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë si themelin e bashkëjetesës sonë në një shtet e Shqipëri Europiane", tha Meta teksa behej gati te hynte ne Hotel Tirana ku do te takohet me Ramen.
15 pikat e marrëveshjes së vjetër PS-LSI, nënshkruar në vitin 2013-Për më shumë lexo KETU