90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas /Report TV ndërton SKEMËN (VIDEO)

Report Tv zbardh të gjithë dinamikën dhe ndërton skemën e grabitjes së 7 thasëve ma para nga barku i avionit në Pistën e Aeroportit të Rinasit. E gjithë hyrja dhe dalja e furgonit të bardhë të grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Ata janë futur, nga kjo portë të cilën e shikoni në pamje, e cila shërben për  hyrjen e zjarrfikësve. Grabitësit, kanë spostuar një bllok betoni duke e lidhur me kavo dhe e kanë tërhequr dhe kanë krijuar lehtësi hyrje, sic e shikoni edhe në këtë foto. 

Nga kjo derë, që e shikoni në ekran, furgoni i grabitësve ka kaluar të gjithë perimetrin e terminalit të pasagjerëve ku janë edhe sallat e kompanisë së sigurisë ICTS.

Me shpejtësi, furgoni i 4 grabitësve është afruar  tek avioni i “Austria Airlines” ku paratë e transportuara nga 4 banka po vendoseshin në avion dhe në 90 sekonda kanë arritur të zbatojnë të gjithë planin. Të veshur si komando e të maskuar ata kanë kërcënuar me armë punonjësit e aeroportit dhe të kompanisë së sigurimit ICTS.

Pasi kanë marrë 7 thasët me para, grabitësit janë drejtuar një tjetër dalje, tek kjo derë e cila ndodhet pranë parkimit C3 që lidh më pas me rrugën që të çon për në drejtim të Tapizës.

E gjithë grabitja ka nisur në orën 14. 40 minuta pikërisht në momentin kur ndërroheshin turnet e stafit të aeroportit.

Sapo ndodhi grabitja, punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë e Shtetit dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të furgonit të grabitësve.

Rreth një kilometër larg aeroportit, pati edhe shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë, ku mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj. Nga të dhënat nga grupi hetimor, dyshohet se tre grabitësit e tjerë janë larguar me dy mjete. Dy prej grabitësve u larguan me makinën që u gjet nga policia e djegur në Bathore dhe një tjetër grabitës është larguar me një furgon të gjetur në zonën e Tapizës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Siguria ne Rinas: 10/04/2019 14:34

    Si ka mundesi dera ne rinas skishte roje? Dhe spo them per 1 roje private te llodhur, si ka mundesi aeroporti nuk ruhet nga ushtria sic po behet jashte? Turp kto dordolecet e rilindjes qe dalin dhe thone fajin e ka koncesionari. E njejta dere e perdorur dy here me u fut ne piste? Po te kishin qene ISIS kto apo "u bene dhe gabime" pastaj

    Përgjigju
  • Fredi: 10/04/2019 13:31

    Nqse do të kishte salle operative online në drejtorine e policise si dhe pistë helikopteri ne kete drejtori atehere koha qe mbulon distancen 1 ose 2 km nga aeroporti deri tek crash’s ë njerit keqberes, do të ishte e mjaftueshme per mobilizim gjithperfshires edhe me helikopter per te asgjesuar të gjithe keqberesit gjat alarmit online qe cdo patrullë policore mund të leshoje në te qintat e sekondes. Ja, ketu çalon puna, tek teknologjia dhe mobilizimi.

    Përgjigju
  • Fredi: 10/04/2019 13:21

    Po helikopteri qe thate se u ngrit ku eshte? Po të kishte helikopter do të thotë qe do kishte organizim, dhe organizimi do të te bënte të mundur kapjen e tyre meqenese policia iu vu nga mbrapa. Pra patrulla mund të kete qene aty dhe i ka ndjekur me menyre primitive qe nuk i korrespondon ndjekjeve policore të vitit 2019 me operacion gjithperfshires online! Ja difekti!

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/04/2019 13:11

    Ja pra, dobësia e policisë, që nga momenti qe makina e policisë u vu nga mbrapa duhej menjëherë të jepej alarmi, nderkohe qe filmimi të fillonte operacionin online. Online-llëku do të bënte qe te organizohej policia edhe në pika të tjera dhe keshtu keqberesit sot do ishin kapur ose eleminuar. Pra I gjith problemi paska qene tek çalimi i organizimit policor qe tek vendet e tjerë të zhvilluar nuk ndodh. Nqse kjo grabitje kaq amatore ndodhte diku tjeter, policia do e kishte asgjesuar direkt. Gjynah qe akoma nuk e kemi policinë në nivelin që duhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen