Një 90 vjeçare u kthye në çudinë e gjithë qytetarëve. Ajo ishte mbyllur në banesë nga familjarët dhe sapo u ndje në kurth bëri një zgjidhje të rrezikshme. Me një çantë në sup 90 vjeçarja ka zbritur nga shkallët e emergjencës 10 kate duke panikuar të gjithë kalimtarët.
Ngjarja ndodhi në Çengdu, kryeqytetin e provincës Siçuan të Kinës.
Fëmijët e kishin mbyllur brenda pasi gruaja kishte nisur të jepte shenja se po humbte kujtesën, dhe mund të humbte rrugës.
Ajo u kap te fletët e ajrosjes që kishte pallati në çdo kat, dhe nisi të zbresë ngadalë. Megjithatë, ngeci në katin e pestë dhe nuk lëvizi më, derisa erdhën zjarrfikësit dhe e zbritën.
Komento