90 vjet Skënderbeu në pikturën
shqiptare, ekspozita në Krujë

90 vjet Skënderbeu në pikturën<br />shqiptare, ekspozita në Krujë
Një ekspozitë që nis me veprat e para tw Anastas Ballamaçit e Theohar Gjini, e me njw tablo tw madhështore tw mëvonshme të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931 (Vaj në kanavacë) vjen me 30 vepra të arti më 20 maj në qytetin e Krujës.

Ekspozita me temë “Skënderbeu në artet pamore shqiptare” është mundësuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Kjo ekspozitë do të inaugurohet në qytetin e Krujës, në sallën e Pinakotekës të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti, është vazhdim i projektit që filloi në Paris (Francë) në janar 2016, i cili erdhi si një bashkëpunim mes GKA dhe “Maison de l’Albanie”, kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në Krujë, ekspozita me 30 vepra arti dhe dokumente historike do të prezantojë punë të rëndësishme nga fondi i GKA, nga studiot e artistëve dhe vepra të koleksionistëve.

Përmes saj do të shfaqet një panoramë më e zgjeruar e figurës së Skënderbeut, në artet pamore shqiptare dhe dokumentet historike. Në të janë paraqitur vepra nga më të hershmet e unikalet, të realizuara nga piktorë patriotë shqiptarë si Anastas Ballamaçi e Theohar Gjini, e më vonë Spiro Xega.
skenderbeu
  Skënderbeu i punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931 (Vaj në kanavacë)

Përmes rendit kronologjik, publiku do të njihet me një koleksion po aq të veçantë veprash origjinale.

Nëpërmjet qëndrimeve stilistike personale ku pasqyrohen konceptime dhe ndikime të kohës kur ato u krijuan, mjeshtra të pikturës shqiptare si Andrea Kushi, Zef Kolombi, Simon Rrota, Kel Kodheli, Ibrahim Kodra, Guri Madhi, Vilson Kilica, Zef Shoshi, Nexhmedin Zajmi, Pandi Mele, Ibrahim Çezma, Arben Golemi, Dhimitër Theodhori, Anastas Kostandini, Genti Proko dhe Sokol Gidaj, kanë dhënë secili interpretimin e tyre për këtë figurë komplekse historike. Veprat jane në teknikën e vajit, akuarelit, grafikës, vizatimit, si dhe dy postera të vitit 1968.

Ekspozita do tw shoqërohet edhe me katalogun përkatës. Hapja e saj do të paraprihet nga një konferencë për shtyp në mjediset e Muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, më 20 Maj, ora 11.00.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave