Në 90 vjetorin e shkollës 'Qemal Stafa nxënës, mësues, ish nxënës e prindër morën pjesë në një ceremoni të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet.
Kryeministri Rama e ka nisur fjalën e tij me një vlerësim për këtë gjimnaz madje ka theksuar se Reforma në Arsim ka transformuar sot shkollat në vend duke nisur nga Qemali mjediset e të cilit sot janë të denja dhe me standardet e duhura.
"Mua më vjen sinqerisht shumë mirë që më në fund një projekt i nisur me shumë respekt për transformimin e gjimnazit “Qemal Stafa” që në kohën kur isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, më në fund po finalizohet. E sot, mjediset e gjimnazit janë të denja për ambicien e vetë trupës të qeverisë sonë dhe shoqërisë sonë, jo vetëm të kryeqytetit, por dhe më gjerë, - për të ardhmen e gjimnazit “Qemal Stafa”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se ky është viti kur në gjimnaze do të fillojë transformimi i madh i kalimit nga xhunglat e altertekstit tek tekstet e Pearson, Oxford dhe Cambridge.
"Në harkun e tre viteve, nxënësit dhe nxënëset e “Qemal Stafës”, ashtu si nxënësit dhe nxënëset e gjimnazeve të gjithë Shqipërisë do të marrin në të njëjtin burim si bashkëmoshatarët dhe bashkëmoshataret e tyre në Britaninë e Madhe dhe në shumë vende të tjera shumë më të përparuara të Europës, të gjithë bazën e dijeve që do t’i shërbejnë për të shkuar më tutje, pas përfundimit të gjimnazit", shtoi ai.
Teksa në kwtw ceremoni merrte pjesw edhe trashgimtari i Fronit Mbretëror, Princ Leka, kryeministri Rama ka gjetur rastin ta thumbojë me një batutë.
“Ju sot keni këtu edhe Princin Leka, i cili edhe pse nuk ka studiuar në këtë gjimnaz ka ardhur këtu. Madje, gjyshi i tij ka patur probleme të mëdha me Qemal Stafën”, tha Rama, ndërkohë që princi Leka II buzëqeshte.

Kryeministri Rama po ashtu tha se “Qemal Stafa” është dhe një nga shembujt më të shkëlqyer të “Shkollës Qendër Komunitare”.
"Një dëshmi e vogël, por kuptimplotë u dha që në hapjen e kësaj feste ku valltarët dhe valltaret vinin drejtpërdrejtë nga shkolla e padyshim atë valle të përbashkët e kanë mësuar në shkollë. Në shumë aspekte të tjera programet e shkollës si qendër komunitare në gjimnazin “Qemal Stafa” kanë shumë për të dëshmuar e për të transmetuar, jo vetëm për komunitetin e shkollës, as thjesht vetëm për komunitetin e kësaj grupmoshe në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha për potencialin e madh që ka shkolla si bazë, jo thjesht për të ndërtuar themelet e dijeve, por dhe për të përgatitur qytetarët e denjë të së nesërmes," deklaroi Rama.
Kryeministri nuk ka lënë pas edhe humorin me nxënësit e shkollës të cilëve u ka kërkuar një vjerësim për fjalën e tij pasi prandaj po flet me letër.
Reagon Boçi: Rama tregon përralla nga “moderniteti”
Kreu i departamentit të arsimit në PD ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama me rastin e 90 vjetorit të gjimnazit “Qemal Stafa”.
Luciano Boçi shprehet se kryeministri foli si gjithmonë për "modernizim" të sistemit, për reforma e arritje, por bëri sikur harroi që dje për shkak të këtij modernizimi, 10 nxënës e mësues të Pukës, rrezikuan jetën në një aksident dramatik.
Boçi ftoi Ramën të përmend mësuesen e këtij gjimnazi dhe të Gregut që u largua në shenjë proteste për gjendjen skandaloze ku është zhytyr arsimi. Sipas tij arsimi nuk po shkon drejt modernizimit por drejt degradimit, pavarësisht retorikës së kryeministrit .
Redaksia online
(s/u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO