Shqipëria ka regjistruar 92,918 vizitorë vendas dhe të huaj në institucionet dhe qendrat kulturore vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2026.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, i cili tha se fluksi i vizitorëve ka njohur rritje të fortë. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, numri i vizitorëve është rritur me 81 përqind.

Pesha më e madhe e vizitave është përqendruar te parqet arkeologjike, kalatë dhe monumentet, që kanë regjistruar 53,580 vizitorë. Ndërkohë, muzetë kombëtarë kanë tërhequr 39,338 vizitorë.

Nga të dhënat e publikuara nga ministri, pesë sitet më të vizituara në vend gjatë këtij tremujori janë:

* Parku Arkeologjik i Kalasë Shkodër – 16,309 vizitorë
* Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë – 14,924 vizitorë
* Kalaja e Gjirokastrës – 13,460 vizitorë
* Parku Kombëtar i Butrintit – 9,160 vizitorë
* Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” – 8,957 vizitorë

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?