94  fermerëve të duhanit u faturohet krom, Prokuroria e Durrësit mban ‘peng’ dosjen! Në skenë Xhevdet Hyseni që akuzohet për pastrim parash e fatura fiktive, një magazinë ‘krimi’ në Kavajë

94  fermerëve të duhanit u faturohet krom, Prokuroria e Durrësit mban ‘peng’ dosjen! Në skenë Xhevdet Hyseni që akuzohet për pastrim parash e fatura fiktive, një magazinë ‘krimi’ në Kavajë

Biznesmeni i duhanit Gazmir Sardi, prokuroria e Durrësit dhe kultivim duhanit

94 fermerë që kultivonin duhan në Korçë janë faturuar sikur kanë shitur krom, në funksion të një skeme mashtrimi me rimbursimin e TVSH, ku të përfshirë dyshohet se janë përfaqësues kompanish private, një klan familjar, zyrtarë publikë dhe segmente të drejtësisë. Ky është vetëm një detaji i një dosje të paprecedentë që ‘fle’ prej 7 vitesh në Prokurorinë e Durrësit. Në dosje ngrihen pretendime të forta bazuar në dokumente dhe veprime konkrete, për përvetësim të parave publike, mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim, vjedhje dhe ndryshime emrash, hapjen të kompanive fantazmë në emra të të tretëve, falsifikime, pastrim parash, korrupsion etj.

Si gjithnjë, protagonistët e kësaj dosje vijojnë të lirë ‘aktivitetin’. Prokuroria e Durrësit ka tentuar disa herë të mbyllë këtë doje pa ndëshkim penal dhe ndarje përgjegjësish, por kjo përpjekje është rrëzuar për herë të fundit nga Gjykata e Durrësit në 16 qershor 2020, duke i kërkuar prokurorisë një hetim të thelluar dhe të gjithanshëm. Beteja për drejtësi e 75-vjeçarit Gazmir Sardil, viktimë e kësaj skeme, dhe që në letra ia kanë bërë emrin herë Gazmor, Gramoz dhe herë Gazmir, vazhdon.

Historia

Në 9 nëntor të vitit 2015, në Prokurorinë e Durrësit regjistrohet një kallëzim penal i biznesmenit të mbledhjes dhe përpunimit të duhanit Gazmir Sardi kundër Xhevdet Hysenit, i cili më parë kishte ekonomist në kompaninë e Sardit “SARDI” shpk, me nipt: J91321501L. Gazmir Sardi pretendon në prokurori se Xhevdet Hyseni mbante vulën e kompanisë, përpilonte bilancet vjetore dhe kryente veprime në tatime në mirëbesim. Sardi pretendon se Xhevdet Hyseni ka kryer prapa krahëve dhe duke keqpërdorur besimin tij, një aktiviteti të gjatë abuziv, me kosto miliona euro, si hapje degësh fiktive, vlerësime dhe zhvlerësime abuzive, evazion fiskal, pastrim parash, faturime fiktive etj.

Gazmir Sardi është alarmuar dhe ka kuptuar gjithçka vetëm kur në derën e tij kanë trokitur tatimet me një faturë gjobe falimentuese.

Sipas dosjes, Gazmir Sardi ka nisur aktivitetin e biznesit të grumbullimit dhe tregimit të dunat në vitin 1993 në Korçë. Në vitin 1997, këtë aktivitet e ka zhvendosur në Durrës, ku është njohur me Xhevdet Hysenin, i cili në atë kohë mbante detyrën e shefit të financës në ish Fabrikën e Cigareve Durrës. Me kalimin e kohës, Gazmir Sardi thotë se i ka besuar Hysenin veprimet procedurale në emrin e kompanisë në raport me tatimet, bilancet, faturat etj.

Gazmir Sardi pretendon në prokurori se gjatë periudhës 2005-2010, Xhevdet Hyseni ka kryer aktivitet të paligjshëm në emrin e kompanisë, duke dëmtuar rëndë interesat e tij dhe të shtetit. Gjatë kësaj kohe, Xhevdet Hyseni ushtronte edhe detyrën e zv /drejtorit dhe Drejtorit ekonomik të Portit Detar Durrës.

Fatura kromi në vend të duhanit, një magazinë ‘krimi’

Sipas dosjes në Prokurorinë e Durrësit, Gazmir Sardi thotë se i ‘besuari i tij’ si ekonomist Xhevdet Hyseni, në shkelje flagrante të ligjit, ka hapur në Kavajë një dyqan të tregtimit të cigareve dhe më pas një dyqan fantazme, duke e kthyer në magazine doganore. Në këtë magazinë, gjatë periudhës 2005-2010, sipas kallëzuesit janë kryer falsifikime, vlerësime dhe zhvlerësime fiktive, evazion fiskal, fatura fiktive si dhe janë thelëmuar katër kompani në emrin e tij, pa dijeninë e tij, në interes të ekonomistit Hyseni dhe në dëm të kompanisë ‘SARDI’.

Gazmir Sardi pretendon se nga kjo magazinë, Xhevdet Hyseni ka bërë dhe hyrje të sasive të ndryshme kromi, veprime, sipas tij, të kryera në shkelje të detyrës që kryente. Janë 94 fermerë që kultivojnë duhan në Korçë, të cilët dalin si eksportues kromi në letra. Kompania ‘Sardi’ i Gazmir Sardit kishte lidhur prej vitesh kontrata me fermerët për grumbullimin e duhani, por befas, sipas tij brenda magazinës misterioze në Kavajë të hapur nga Xhevdet Hyseni, ata janë bërë në letra eksportues kromi.

Nga verifikimet që janë bërë në Doganën e Durrësit rezulton se kompania “Sardi”, nuk ka eksportuar apo importuar në asnjë rast krom gjatë veprimtarisë së saj, por vetëm duhan.

Dëmi për Sardin është qindra mijëra USD, ndërsa për shtetin ai pretendon se arrin në miliona euro, ku dyshohet se janë përfshirë segmente të tatimeve. Nga skema, fermerët e Korçës mbeten pa u paguar për duhanin që kishin shitur, të faturuar si krom, pasi organet shtetërore bllokuan llogaritë e kompanisë ‘SARDI’.

“Nuk e kam ditur fare se çfarë kishte bërë, kam deklaruar edhe në prokurori se unë e kisha mik të familjes dhe ia kisha lënë dokumentet të gjitha atij. Kujtoj, që prokuroria kapi disa firma fantazëm dhe më ka marrë natën mua në telefon ekonomisti im dhe kam shkuar në zyrë, dhe ai kërkonte dokumente. Kromi ka qenë i sekuestruar në port. Me sa di unë nga inspektorët që kam pyetur, ka qenë një sasi e madhe kromi e sekuestruar që u kishte zënë vendin. Sipas inspektorëve, këto duhet ti zbardhe prokuroria, por asaj nuk i intereson se është vetë e përzier, unë e kam thënë këtë dhe në kallëzim penal.. Në 2011, unë ju kërkova kontroll e nuk me vinin. Drejtoria e Tatimeve të Durrësit, ka shumë fije korrupsioni. Pastaj më bënë një kontroll me vonesë, me 31 maj të vitit 2011. Dhe ma ka shkruar vetë kontrolli e zeza mbi të bardhë, Inspektorja Dorina Bici, Bëri aktin e kontrollit dhe rezultati më vjen në shtëpi. Ju thashë është e zeza mbi të bardhe kontrolli dhe thotë këtu ngrinë tvsh-të e duhanit, për eksportet e kromit dhe një mik ekonomist që e pa tha menjëherë që kjo sasi tvsh-je është në proces gjyqësor.. Dikush e kishte marrë këtë si tvsh për eksport kromi në emër të "fermerëve"”, ka theksuar biznesmenit Gazmir Sardi

Një lëmsh dhe kush qëndron pas Xhevdet Hysenit?

Në një nga vendimet e prokurorisë për mbylljen e dosjes, i rrëzuar më pas, thuhet se Gazmir Sardit ia ka shitur kompaninë vëllait të tij, Sali Sardi. Në fakt kemi të bëjmë me një tjetër element të dyshuar penal, pasi është hapur një kompani edhe në emrin e bashkëshortes së Gazmir Sardit. Gruaja quhet Salkë Sardi dhe ka vite që jeton ne Francë. Kompania është hapur nga dikush tjetër në emrin e zonjës, pa ditur asgjë kjo e fundit. Disa kompani të tjera të lidhura me këtë çështje figurojnë në emrin të afërmve të Xhevdet Hysenit. Po kush fshihet pas Xhevdet Hysenit? Deri ku shtrohet zinxhiri i implikimit? Sa është dënimi ekonomik real për shtetin dhe biznesmenin Gazmir Sardi? Cili është rrethi i përgjegjësve dhe përfituesve? Kjo është në fakt detyra që gjykata i ka caktuar Prokurorisë së Durrësit!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni Durres: 29/04/2022 08:06

    Mos harroni pak kto emra ish Titullar te porti Durres NDREU BORSHI ÇOPJA

    Përgjigju
  • Iris: 22/04/2022 01:16

    Keshtu ndodh kur te ashtuquajturit <<biznesmene>> shqiptare i hyjne nje sipermarrje pa patur asnje ide per adm.biznes-finance.Mendoj qe shteti perpara se t'i licensoje,ose t'i lejoje qe te hapin ose te filloje nje sipermarrje duhet t'i detyroje te bejne kurse per njohurite baze ne lidhje me adm.biznes-finance dhe nje kurs baze per tatimet dhe ligjet qe lidhen me bizneset dhe tregetine,qe te mos behen viktima te ketyre sharlataneve.Sikur ky zoteria te kishte njohurite e duhura,nuk kishte per t'i ndodhur kjo qe i ndodhi.

    Përgjigju
  • aldo: 21/04/2022 13:17

    mos e ka si ceshtje ajo enkeleda xhenko se ajo eshte gangsterre vjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë