Duke ngritur sytë nga letrat që mbante në dorë, siç bën kur thotë gjërat më të rëndësishme, Papa Françesku njoftoi se paraardhësi i i Benedikti i 16-të është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai i bëri thirrje audiencës të lutet për Joseph Ratzinger, i cili më 16 prill mbushi 95 vjeç dhe muajt e fundit gjendja e tij është përkeqësuar.
Para Krishtlindjeve, Françesku e cilësoi "një shenjt”, duke shprehur admirim të fortë për të.
Për nëntë vjet, Benedikti XVI ka jetuar në manastirin e Vatikanit ku doli në pension disa muaj pas abdikimit në vitin 2013.