Një vit pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, kujtimi për të mbetet i gjallë në Vatikan dhe më gjerë. Papa aktual, Leone XIV, e ka përkujtuar sot paraardhësin me një mesazh të ndjerë, duke u kujtuar të gjithë besimtarëve se rrugëtimi i nisur nga Papa Françesku nuk ndalet. Përkundrazi, vijon me të njëjtin fokus. më shumë afërsi, më shumë përulje për një botë pak më të bashkuar.
Në një postim në rrjetin social X, Leone XIV thekson se fjalët dhe veprat e Papa Françeskut vazhdojnë të jenë të pranishme në zemrat e njerëzve.
“Me pak fjalë, trashëgimia e tij është e gjallë. Ne duhet ta çojmë përpara duke shpallur gëzimin e Ungjillit, duke folur për mëshirën e Zotit dhe duke promovuar vëllazërinë mes të gjithëve”, thuhet në mesazhin e tij.
Kjo ditë përkujtimore e gjen Papën në lëvizje. Ai është nisur nga Angola drejt Guineas Ekuatoriale, ndalesa e fundit e turit të tij apostolik në Afrikë, që pritet të mbyllet të enjten.
On the first anniversary of the birth into heaven of our dear #PopeFrancis, his words and actions remain written in our hearts. We carry on his legacy by always proclaiming the joy of the Gospel, announcing God’s mercy, and promoting fraternity among all men and women.
— Pope Leo XIV (@Pontifex) April 21, 2026
Komente








