Në 95 vjetorin e formimit të armës së xhenios, pjesë e Ushtrisë Shqiuptare, ish- ushtarakë, ish- drejtues të ushtrisë dhe përfaqësues të njësive të kësaj arme, kujtuan historikun e xhenios.
I pranishëm ishte edhe ish- presidenti Alfred Mosiu, i cili tha se arma e xhenios ka qenë një nga më të rëndësishmet e ushtrisë.Në ceremoninë që kujton krijimin e kësaj arme u promovua edhe një libër historik, mbi rrugën që ka ndjekur arma e xhenios që nga krijimi i saj e deri më sot.

Ish- ushtarakët kujtuan kolegët e tyre të armës së xhenios, që sipas tyre kanë dhënë një kontribut të vlefshëm jo vetëm në Ushtri, por edhe në ndërtimin e veprave të rëndësishme civile të vendit, si hidrocentrale, tunele apo vepra të tjera.

Ish- ushtarakët në pension, kërkuan nga qeveria që të rikthejë të drejtat që ata i kishin fituar me ligjin e vitit 2004, për pensionet e ish- ushtarakëve, të cilat gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ua hoqën. Sipas tyre qeveria aktuale, nuk ka bërë sa duhet për t’iu rikthyer dinjitetin ish- ushtarakëve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com