Në një aktivitet të veçantë u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Aktiviteti nisi me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili humbi jetën sot në Athinë.
Në ceremoni, Baba Mondi foli për kontributin e këtij komuniteti për vendin tonë, ndërsa u ndal edhe tek shteti bektashi. Ai u shpreh se shpreson që ku të jetë viti i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.
“Ceremoni përkujtimore në 95-vjetorin e njohjes juridike të vendosjes së Urdhrit Bektashi në Shqipëri, ngjarja historike për komunitetin tonë në 95 vite në parë ka shënuar një nga arritjet më të rëndësishme të reformës së kulteve të institucioneve fetare në Shqipëri në 1929, vit kur në Shqipëri u kryen tre kongrese të komuniteteve fetare. Ne përkujtojmë këtë përvjetor me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, nga njëra ana takimi ynë historik me Papa Françeskun, nga ana tjetër fillimin e detyrës së Trump, i cili vendosi fokusin te paqja.
Për komunitetin tonë mesazhe të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërgimit nga zoti dhe shpresojmë një vit i filluar me këto shenja të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. Stabilizimi i mundshëm i një Urdhri Bektashian, do kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi, por edhe faktori i ri për harmoninë mes komunitetin tonë dhe komuniteteve të tjera në botë”, tha Baba Mondi.
Lajmi kryesor: