TIRANË- Shuarja e kryepeshkopit Janullatos i gjeti krerët fetarë në një sallë, teksa ishin mbledhur për të kremtuar 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
"Të nderuar miq, më lejoni në fillimisht që t’i bashkohem dhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe u përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë", tha Rama.
Duke u kthyer te arsyeja pse ishin mbledhur bashkë, Kryeministri Edi Rama ju foli në sy të gjithë aktorëve që kanë kundërshtuar idenë e tij për tu dhënë bektashinjve, një status sovraniteti.
"Të gjithë të tjerët janë me shumë vëllezër dhe me shumë motra nga një cep i globit në një cep tjetër. Bektashinjtë janë vetëm dhe nëse erdhën këtu 95 vjet më parë si jetimë të një perandorie që iu tregoi derë, bektashizmi këtu nuk mund të vdesë si një jetim që shqiptarët t’i tregojnë rrugën sepse do të ishte vrasja me duart tona, të të gjithëve ne të një vlere shpirtërore që siç është brenda nesh sot duhet t’i përcillet brezave jo vetëm në emër të një komuniteti fetar e përsëris, por ne emër të një historie shqiptare", tha Rama.
Me thirrjen për të mos i lënë të shuhen, kryeministri qartësoi edhe raportin e këtij shteti të ri brenda shtetit shqiptar.
"Historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim sovranitetin territorial, integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, se çfarë nuk dëgjon njeriu nga shqipet dhe shqipot kur i shkon mendja të bëjnë ndonjë gjë të re apo të bëjnë ndonjë punë që të tjerët nuk e kanë bërë. Jo.
Kreu i qeverisë për të gjithë kritikët pati një përgjigje kur tha se askush nuk duhet të trembet nga shteti bektashi. Rama vlerësoi rolin e bektashinjve në historinë e Shqipërisë ndërsa tha se janë një testament kombëtar që duhen mbrojtur, duke theksuar se nuk erdhën këtu me ushtarë, por me zemër e dashuri. Rama tha se parashikohet të jetë një shtet simbolik që pret këdo me devizën “Ne nuk jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar”, e ndërsa theksoi se nuk do ketë as mure, as ushtri e as taksa.
Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mund të transformohet në një realitet shqiptar ndërkombëtarisht tërheqës ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie, ndër plot nga ata që vijnë dhe do vijnë gjithmonë e më shumë në Shqipëri të mund të hyjnë në portën e hapur të një shteti simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa apo atribute të tjera por një seli, një shtet shpirtëror që e pret çdo vizitor me devizën “Ne nuk jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar” dhe natyrisht, kjo patjetër që do t’i japë edhe këtij komuniteti mundësinë të mbijetojë sepse patjetër që do t’i shtohen ndjekësit, patjetër që do t’i shtohen simpatizantët, patjetër do të gjendjen njerëzit, grupet, entet që nuk do t’i lënë pa pasardhës këta baballarë këtu, nuk do t’i lënë pa frymë bektashizmi teqetë, nuk do t’i lënë zona të tëra të Shqipërisë të shikoni hartën këtu sesi kanë qenë të shpërndara dhe sesi janë sakatuar nga lloj lloj duarsh dhe jo vetëm nga komunistët që të jemi të qartë dhe jo vetëm nga brenda por dhe nga jashtë.
Shefi i qeverisë ju bëri thirrje komuniteteve të tjera fetare të mos shqetësohen.
"Shqipëria është shtet unitar, do të thotë nuk është shtet federal. Edhe Italia është shtet unitar, nuk është shtet federal por i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla. Ashtu sikundër, komunitetet e tjera fetare jo vetëm nuk kanë asnjë arsye të shqetësohen nga ky trajtim i veçantë sepse ky nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti fetar në vetvete. Ky është trajtimi i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur edhe po të mos ta kishin, ne e kemi dhe jemi gati që ta lëmë të vdesë. Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë edhe më shumë dritë, dritë të vëmendjes dhe të respektit si shembull i asaj harmonie aq shumë të bekuar dhe aq shumë të kërkuar sot në mbarë botën të cilën Papa Francesku, kur erdhi këtu dhe e pa me sytë e tij, e pagëzoi si shembullin e një vëllazërie fetare për mbarë botën", vijoi Rama.
Për të bërë dallimin me fetë e tjera, Rama kujtoi se si myslimanët po ndihmohen nga sivëllezërit e tyre për të ndërtuar xhami e për tu fuqizuar, ose se si katolikët ushqehen me mbështetje nga Vatikani. Kryeministri kujtoi peshën e bektashinjve në rilindjen shqiptare, pavarësinë dhe ndërtimin e shkollave shqipe.
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ku ka theksuar rolin e bektashizmit në shoqërinë shqiptare.
Ai ka vlerësuar kontributin e tyre në formimin e identitetit kombëtar shqiptar, në promovimin e gjuhës shqipe dhe në bashkëpunimin ndërfetar.
''Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale, bektashinjtë nuk janë palë rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt.
Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik.
Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdheadashurinë'', tha Rama.
Në një aktivitet të veçantë u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Aktiviteti nisi me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili humbi jetën sot në Athinë.
Në ceremoni, Baba Mondi foli për kontributin e këtij komuniteti për vendin tonë, ndërsa u ndal edhe tek shteti bektashi. Ai u shpreh se shpreson që ku të jetë viti i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.
“Ceremoni përkujtimore në 95-vjetorin e njohjes juridike të vendosjes së Urdhrit Bektashi në Shqipëri, ngjarja historike për komunitetin tonë në 95 vite në parë ka shënuar një nga arritjet më të rëndësishme të reformës së kulteve të institucioneve fetare në Shqipëri në 1929, vit kur në Shqipëri u kryen tre kongrese të komuniteteve fetare. Ne përkujtojmë këtë përvjetor me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, nga njëra ana takimi ynë historik me Papa Françeskun, nga ana tjetër fillimin e detyrës së Trump, i cili vendosi fokusin te paqja.
Për komunitetin tonë mesazhe të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërgimit nga zoti dhe shpresojmë një vit i filluar me këto shenja të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. Stabilizimi i mundshëm i një Urdhri Bektashian, do kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi, por edhe faktori i ri për harmoninë mes komunitetin tonë dhe komuniteteve të tjera në botë”, tha Baba Mondi.
Jo z.Rama,nuk shqetesohemi nga shteti bektashi,por nga njerez si ju dhe keto iniciativa qe ndermerrni pa pyetur askend,e pa i diskutuar ne popull.Sot po krijon shtetin bektashi,po neser cfare do te krijosh,falesh,apo japesh.Zoteri, kur flisni per Vatikanin,besoj se e dini qe ishte Musolini ai qe e lejoi dhe e dini se cfare e konsideron historia Musolinin.Por nuk e di nese e dini qe fenomeni /Musolini/perseritet here pas here ne veprimet e sjelljet e disa liderve ne bote me dashje ose pa dashje.
PërgjigjuTa ka lane yt ate ket vend?!
PërgjigjuSi mund ta marrim pashaporten e shteti bektashi??
PërgjigjuFeja myslymane nuk eshte e vertet Zoti Rama qe nuk ka ardhur me ushtare, pra me force, ate e sollen osmanllinjte ne vendin tone.
PërgjigjuO karafil, para 95 vjetesh erdhi qendra e kryegjyshates nga Turqia. Nuk erdhen bektashinjte shqiptare nga asgjekundi.
Përgjigjuas mure as polici as taksa kerkokan investues per token po mire me sa kate e dashkan kullen
PërgjigjuLexo e meso o injorant i lindur. Ky qe ke ne krah mbase jo por soji tij ka ardhe si pushtues dikur bashke me osmanllite e ndyre e u vendos ketu se atehere ishim varikarsa kurse tani o vemje e dime historine e sulltanve. I peshtire deri ne gelbaze.
PërgjigjuKy fare sekti ska lidhje me osmanet, perkundrazi, eshte persekutuar prej tyre. Po kryqi te ka zene syte dhe ate organin qe e ke ne koke e s'e perdor.
Po ky ka lajthitur me duket,shiko te ngresh mireqenien e popullit qe ska cte ha per ate u zgjodhe.Keto idiotisma nuk i duhen njeriu,shqiptari te qendroj shqipetar dhe Pike.
PërgjigjuNuk mbulohet dielli me shoshe… llumi i zi qe ka mbuluar qeverine socialiste , nuk e shplan dot fabula me shtet bektashi e kapterit Mond Brahimi…!! Nuk i rruhet njeriu per ato qe thua ti me halucinacionet e tua.. Feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA o monster korrupsioni ..!
PërgjigjuMire te na e beje. Kur ia tolerojme dhe keto lloj lajthitjesh
PërgjigjuO global o shpetimtar i botes.kthe pak koken nga shqiptaret.kurr nuk ka per tu ber nje gje e tille.po e kthen token shqiptare ne pron internazionale.mjer ne per polidelenzijt e shqiperis .te fala bej saluti.
Përgjigju