96-vjecarja, e para që bëri vaksinën anti-COVID në Spanjë

96-vjecarja, e para që bëri vaksinën anti-COVID në Spanjë

Araceli Rosario Hidalgo Sanchez duke u vaksinuar

SPANJA- Qytetarja e parë e cila u vaksinua kundër koronavirusit në Spanjë është një grua 96 vjeç, Araceli Rosario Hidalgo Sanchez.

“Le të shohim nëse mund të bëjmë këtë virus të zhduket. E rëndësishme është të jemi të gjithë mirë”, këto janë fjalët e Aracelit përpara se të merrte dozën e parë të vaksinës Pfizer.

“Shpresoj se mund të vaksinojmë të gjithë popullsinë”, tha Araceli.

Vaksina në Spanjë ka mbërritur ditën e djeshme nga Gjermania dhe është shpërndarë në të gjithë vendin në mënyrë që të fillonte vaksinimi ditën e sotme njëkohësisht kudo.

Vaksina anti-COVID është “dritë në fund të tunelit” për Spanjën, siç është shprehur edhe ministri i shëndetësisë Salvador Illa, në një konferencë shtypi.

Për sa i përket rasteve të identifikuara me variantin e ri të koronavirusit, ministri ka theksuar se ato po vlerësohen nga autoritetet përkatëse shëndetësore.

Javët në vazhdim pritet të arrijnë në vend 350,000 doza vaksinat për koronavirusin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë