97 familje në Lezhë futen në banesat e rindërtuara pas tërmetit, Rama: Më të mirë se ne s’ka, harrojeni! Brenda 2022 të gjithë të prekurit do jenë në shtëpitë e tyre

97 familje janë futur në banesat e tyre të reja në Lezhë, ku do të kalojnë festat e fundvitit në shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Para se t’u dorëzonte çelësat në dorë, kryeministri Edi Rama tha se ky është një moment i veçantë dhe emocionues që familjet e para po futen në shtëpi, ndërsa familjet e tjera do të hyjnë për vit të ri. Kryeministri  tha se përtej fatkeqësisë, programi i rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit në kthesë transformimi të zonave të prekura.

“Më vjen shumë mirë që sonte jam këtu bashkë me një pallat pas. Kështu që nuk thotë dot njeri se “ku i ke ato që thua”. Më vjen mirë se këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe më të forta. Kur erdha dhe po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja se si komshinjtë do rrinë duke i parë sikur kanë faj se atyre nuk iu ra tërmeti. Kjo ka qenë arsyeja që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Me kujtimin me dhimbje të humbjeve tragjike të jetëve që nuk kemi mundësi t’i kthejmë, Sot po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet pas një periudhë te vështirë. nuk ju kemi lënë vetëm. Sado mbështetje dhe sot janë 100 familje në çadër për arsye të tyre, s’ka si shtëpia. jam i lumtur që shoh gjyshe, fëmijë të vegjël, që do i thonë ‘gëzuar’ njëri-tjetrit në një shtëpi të re. Mbase do të mendohen se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Nga ana tjetër ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se sa ne, harrojeni se ka”, tha Rama.

Rama tha se brenda vitit që vjen nuk do të ketë më familje që qëndrojnë në çadra dhe se të gjitha gjërat që ka premtuar do të mbahen.

“Për ata në Durrës, ata në Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, kjo kërkon kohë. Dua t’ju them se asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar. Gjithçka që kam thënë do të jetë ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, por kurrë mos të mendojë askush se i them fjalët sa për të kaluar radhën. Nëse diçka apo disa gjëra nuk arrihen që të bëhen në kohën e premtuar, kjo është se nuk duam. Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi dhe kujtesa do të jetë në mendje dhe jo në rrënoja”, tha Rama.

Më pas, Kryeministri vizitoi disa prej apartamenteve të përfunduara, si dhe mjediset e përbashkëta të pallateve, parkingjet dhe ambiente të ndryshme, duke vijuar vizitën në disa objekte të arsimore në rindërtim e sipër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Rama ironizon Bashën: Prisje shtëpi nga Luli? Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët në Lezhë, ku 97 familje u futën në banesat e reja të rindërtuara ka ironizuar Lulzim Bashën.

Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.

Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.

Ora 08:24
Shtëpitë e rindërtuara në Lezhë, Rama nxjerr pamjet: Sot hapim dyert për banorët, rinisin jetën në një shtëpi më të ngrohtë

Procesi i rindërtimit për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po shkon drejt përfundimit në disa nga zonat më të goditura.

Në qytetin e Lezhës, sot hapen dyert për banorët që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti tragjik. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar disa foto nga pallatet e rindërtuara në Lezhë, dhe shton se pas tragjedisë banorët do të rinisin jetën me gëzimin e Vitit të Ri, në një shtëpi më të ngrohtë.

‘Mirëmëngjes dhe me shtëpitë e rindërtuara në Lezhë që sot hapin dyert për banorët, që ta rinisin jetën pas tragjedisë me gëzimin e Vitit të Ri, në një shtëpi më të ngrohtë, më të bukur, më të fortë, ju uroj një ditë të mbarë!’- tha Rama.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dilaveri: 24/12/2021 17:16

    PO MOR PO I MIRE I DYNJASE JE TI...PSE NUK TREGON SA PARA KE MARRE NGA EUROPA,,,..KU I KE PRRDORUR ,,,DHE SA SHTEPI E PALLATE KE BERE,, EDHE KETU KE VJEDHUR LEKE,,,,KUDO KU FUTESH TI RAMA,,ME AHMETAJN,BEQEN,,VETEM VJEDHJE TE FONDEVE KA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki