97 specializime të reja në mjekësi në vitin akademik 2015-2016


Tiranë, /ATSH/ - Te pakten 97 specialistë të rinj do t'i shtohen trupës së mjekëve shqiptarë, në vijim të procesit të nisur një vit më parë me rifillimin e 380 specializimeve në mjekësi.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Mira Rakacolli, dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, zhvilloi sot takim  me studentë dhe përfaqësues të fakultetit e profesoratit të mjekësisë, për të shpallur fituesit e specializimeve.
"Ky proces, ka mbi dy javë që ka filluar, ku kandidatët kanë ardhur pas një procedure konkurimi, që ka qenë tepër transparent, i cili është ndjekur nga të gjithë" , tha Rakacolli.
Kandidatët që kanë arritur në finale, shton më tej ajo, kanë qenë më të mirët, që morën më shumë pikë nga mesatarja e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, nga intervista që u zhvillua përpara se të dilnin rezultatet dhe nga testimi i informatizuar që u zhvillua në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, ku studentët iu përgjigjën 100 pyetjeve të përzgjedhura në mënyrë rastësore nga një fond prej 5 mijë pyetjesh me përgjigje të hapura.
Ndërkohë, Ministri Beqaj tha midis të tjerash se kjo fazë përmbyllëse e procesit të përzgjedhjes së specializimeve në mjekësi, "është konfirmimi i angazhimit tonë, që boshllëqet e krijuara në shumë vite në trupën e profesionistëve të shëndetësisë, sidomos të mjekëve, të mund t'i plotësojmë," duke theksuar se ky është "viti i dytë, që besoj se do të hyjmë në një rregull që duke bërë këtë proces çdo vit, të mund të krijojmë vijimësinë."
Në bazë të V.K.M., Nr. 808, datë 3.10.2015, janë 97 kuota të reja pranimi që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, me kohë të plotë, për vitin akademik 2015-2016.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai