9-mujori, rriten primet e siguracioneve dhe pagesa e dëmit

9-mujori, rriten primet e siguracioneve dhe pagesa e dëmit

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator kapën vlerën mbi 12 miliardë e 839 milionë lekë, ose 3.04% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018. Gjatë periudhës janar-shtator 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 992,212 me një rritje 3.83% krahasuar me periudhën janar- shtator 2018.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë kësaj periudhe arritën rreth 8 miliardë e 111 milionë lekë, ose 4.53% më shumë se në periudhën janar-shtator  2018. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar- shtator, pati një rritje prej 5.11% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kurse Karton Jeshil pati një rritje prej 6.35% të volumit të primeve të shkruara bruto.

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2019 u rritën me 5.8% krahasuar me periudhën janar-shtator 2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2.6 miliardë lekë, apo 61.10% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat