Arrest pa afat për Pronarin e "Delon"

(9/3/2002) DURRES Pronari i anijes "Delon", Muhamet Muça, si dhe dy punonjësit e policisë së Portit, Bahri Xhaka dhe Ylber Neziri, kanë marë dje masën e sigurisë me burg pa afat. Prokurori Arjan Ndoja i ka akuzuar punonjësit e policisë kufitare, për shpërdorim detyre, ndërsa pronarin e anijes për "bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike si dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit". Megjithatë akuzat për secilin prej tyre mund të ndryshojnë gjatë vazhdimit të hetimeve. Gjatë kohës kur zhvillohej seanca, shkallët e gjykatës ishin mbushur plot me policë, miq të të akuzuarve dhe të afërm të tyre. Sot do të shqyrtohet masa e arrestit edhe për 4 policë të tjerë me të njëjtën akuzë. Deri tani numri i të arrestuarve ka arritur në 20. Ndërkohë kapja e drogës e arrestimet në radhët e kontrollorëve të policsë kufitare kanë shkaktuar anomali në Port. Për shkak të tkurrjes së efektivit të kontrollorëve, anijet tregëtare u vonuan për të dalë në det. Kjo deri sa dje u ngritën disa grupe me nga 2 oficerë të Guardia di Finanzës dhe 1 oficer shqiptar të cilët kryen nisjen e anijeve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë