Arrest për 9 shqiptarë të lidhur me mafian siçiliane

(13/2/2002) REGGIO CALABRIA Emrat e nëntë shqiptarëve dhe një herë nën emëruesin e përbashkët të "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike". Asllan Shurbi, Altin Luca e Mikel Zefi janë shpallur në kërkim nga policia italiane, ndërkohë që në pranga, nën të njëjtën akuzë janë vënë Azem Berisha, Fatmir Moka, Nikolin Ndoci, Sami Pire, Bujar Berisha dhe M.I. Sipas policisë italiane, katër shqiptarët e mëposhtëm, janë hallkat e një rrjeti mjaft të fuqishëm mafioz, drejtuar nga familjet "e forta" kalabreze Morabito dhe Brancaccio. Bashkë me shqiptarët, në burg kanë përfunduar dhe 10 italianë, pjesëtarë direkt në rrethet mafioze të këtyre familjeve. Gjithmonë sipas burimeve nga Italia, droga paketohej në disa paketa, të cilët rezistonin për pesë ditë brenda serbatorëve të automjeteve. Ka mëse një vit që ka nisur hetimi ndaj krimit të organizuar dhe bashkëpunimit në këtë drejtim të personave të inkriminuar me origjinë shqiptare dhe familjeve mafioze italiane në zonat e Siçilisë dhe Kalabrisë. Kalabrezët dhe kryesisht klani Morabito, janë cilësuar si një nga pikat kyçe të jugut të Italisë, të cilët merren me shpërndarjen e drogës. Por për ta sjellë deri në Itali, janë futur në lojë shqiptarët. Këta të fundit, kanë siguruar ardhjen e herëpasherëshme të sasive të mëdha heroine dhe kokaine nga Shqipëria në Itali. Aksioni i cili është quajtur "Palione" ka përfunduar duke u gdhirë dita e martë, pa ndonjë rezistencë nga ana e të ndaluarve. Vetëm ndalimi i Leo Morabito 37 vjeç, ka qenë pak i vështirë, pasi ai ka tentuar t'i shpëtojë forcave të policisë dhe arrestimi i tij ka zgjatur për disa minuta. Hetuesit italianë, kanë konstatuar pas përfundimit të këtij aksioni se klanet mafioze italiane, kryesisht ato të jugut, kanë forcuar lidhjet me eksponentët të kriminalitetit shqiptar.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot