Azgan Haklaj: Pallati im si dy kullat e Amerikës
Ishte një pamje e tmerrshme. Pallati dukej si kullat e Amerikës. Por unë jam i bindur që gjithçka ka qenë e kurdisur nga qeveria" - Azgan Haklaj, pak orë pas hedhjes në erë të apartamentit të tij ka rrëfyer për Gazeta gjithçka që ai përjetoi mëngjesin e djeshëm.
(1/11/2001)Ishte një pamje e tmerrshme. Pallati dukej si kullat e Amerikës. Por unë jam i bindur që gjithçka ka qenë e kurdisur nga qeveria" - Azgan Haklaj, pak orë pas hedhjes në erë të apartamentit të tij ka rrëfyer për Gazeta gjithçka që ai përjetoi mëngjesin e djeshëm. Ku ishte dhe kush ia dha lajmin.
Cilët ishin personat në banesë dhe të tjerët në pallat. Tregon edhe për vendimet e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe dyshimet e tij për autorët e aktit terrorist.
Ku ishit në momentin e parë që morët vesh lajmin?
"Isha në shtëpinë e prindërve të mi, kisha disa miq të ftuar për nder të ardhjes së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Jemin Gjana. Njëkohësisht familjarët e mi po festonin katërvjetorin e djalit tim. Për shkak hapësire ndodheshim të prindërit e mi".
Kush ndodhej në banesë?
"Në banesën time, (atje ku ndodhi shpërthimi), ndodhej kushërira ime, Shote Haklaj bashkë me nënën e nuses sime, Hajrie Rustemi".
Kush jua tha lajmin?
"Shoferi im, i cili banon në atë lagje".
Cila ishte gjëja e parë që ju erdhi në mendje, fjalë e parë që thatë?
"E kam mjaft të vështirë sepse aty nuk bëhet fjalë për familjen time apo për kushërirën time, bëhej fjalë për shembjen e një pallati, bëhet fjalë për një akt të pastër terrorist, ku mendohej se mund të kishin humbur jetën dhjetëra qytetarë. Objekti i sulmit ka qenë deputeti. Për shkakun e asgjësimit genetik familjar të deputetit, duhej të ndodhë një akt kaq i rëndë, për të shuar një pallat me mbi dhjetë apertamente".
Çfarë bëtë në atë moment?
U nisa menjëherë, ashtu siç isha, u ngrita menjëherë nga gjumi dhe menjëherë shkova në drejtim të pallatit. Kontaktova me qindra banorë të qytetit të Bajram Currit, të cilët kishin ardhur me të shpejtë. Lajmet më të trishtueshme ishin për rënien e disa fëmijëve nga kati i pestë në banesën time, pasi ishin shembur të gjitha muret ndarëse mes apartamenteve. Kati i pestë, i katërt dhe i tretë ishin bashkuar bashkë. Ato foshnje, ato engjëj nuk meritonin që shteti i tyre t'i linte krejt pa mbrojtje apo shteti vetë t'i godiste".
Mund të na përshkruani, si ishte ndërtesa pas shpërthimit?
"Përshkrimi është i njëjtë me shembjen e kullave në Amerikë. Banesa është jashtë çdo lloj kushti teknik, jo vetëm katet e sipërme por edhe katet e para. Një grup ekspertësh të bashkisë ka shkuar atje dhe pallati është jashtë kushteve të banimit. Janë dhjetë familje që kanë mbetur të pastrehë, të afërmit e tyre janë të lënduar dhe është një vajzë megjithëse kushërira ime, korrespondente e televizionit të Kukësit, me arsim të lartë e cila është goditur sepse ka qenë kushërira e Azgan Haklaj. Ajo është larguar nga puna vetëm për motive politike dhe tani humb jetën, vetëm se është e afërmja e Azgan Haklaj. Në përpjekjet për të gjetur njerez të gjallë, kam bërë disa herë rrugën spital-pallat dhe të fundit kam takuar vjehrrën time. Ajo është në gjendje shumë të rëndë bashkë me disa gra të tjera të pallatit. Një vajzë katërvjeçare, Erieta Kërnaja, ka rënë nga kati i pestë dhe është rrëzuar mbi betonat e katit të tretë".
Ju kanë marrë në telefon politikanë?
"Të parët që më kanë marrë në telefon kanë qenë institucionet ndërkombëtare por e kanë mjaft të vështirë për të më gjetur në telefon, sepse nuk funksion asnjë numër telefoni. Edhe me shtypin dhe median pas shumë përpjekjesh kam folur nëpërmjet numrit të bashkisë. Sot kemi dhe reagimin nga selia e PD duke quajtur aktin hakmarrje të pastër politike".
Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak çfarë vendimi u mor?
"Me konsensus të plotë të gjithë përfaqësuesve të forcave politike, të cilët për herë të parë ishin mbledhur të gjithë, denoncuan me indinjatën më të madhe duke e quajtur ngjarjen, akt të pastër terrorist shtetëror dhe vendosëm që nesër në orën 15.00 kur do të varroset Shote Haklaj, do t'i bëhet thirrje qytetarëve të mbajnë një minutë heshtje. Qyteti i Bajram Currit do të ulë flamurin në gjysëm shtizë në shenjë nderimi e mirënjohje për viktimën e terrorizmit në Tropojë".
Keni ndonjë ide për autorin e atentatit?
"Jemi përballë një rasti të pastër të një terrorizmi të ri ku vetë shteti sulmon një pjesë të trungut të vetë. Sot nuk është sulmuar Tropoja, është sulmuar dinjiteti i saj sepse deputeti përfaqëson votën e popullit, i cili në mënyrë referendare, (pra mund ta cilësojë si referendum), votën e tyre plebishitare ndaj akt-akuzave të ngritura nga prokuroria politike e instrumentalizuar nga Qeveria shqiptare, personalisht nga terroristi Ilir Meta. Ai tashmë e ka faktuar, ka shpërblyer me shuma të mëdha financiare dhe poste të larta politike ata që kanë realizuar masakrën e 28 nëntorit. Eshtë më mirë ta bëjnë fakt të kryer. Këtë e dëshmon më mirë fakti që Ministria e Brendshme nuk ka konfirmuar një ngjarje të tillë, ndonëse ka sjellë shumë ekspertë këtu në Tropojë".
Keni fakte ndaj kryeministrit?
"Meta pas dështimit për të më eliminuar fizikisht zgjodhi rrugën e asgjësimit tim genetik familjar. Ai u përpoq të më takonte për të më ofruar privilegje personale mua dhe familjes sime, të cilat asnjëherë nuk janë pranuar por përkundrazi i kam paraqitur shumë kushte zotit Meta për t'i bërë publike para Tropojës. Ai zgjodhi ashtu si di të zgjedhë ai, si një Duçe i vogël. Meta dhe Klosi, janë autorët e këtij ngjajrje. Sot Tropoja u sulmua dhe Tropojën e sulmoi shteti".
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.5%
-
Jo
37.7%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet gara për shef komisariatesh në Policinë e Shtetit, deri më 8 nëntor afati për aplikim
31 Tetor, 13:01
-
Dibër/ Shantazhonin një 17-vjeçare me video e foto personale, arrestohet çifti dhe adoleshentja! I hapën profil fals në rrjetet sociale
31 Tetor, 13:00
-
NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers 'K.O' në Cleveland! Në krye skuadra surprizë
31 Tetor, 12:45
-
Del FOTO/ Kush është Flutura Basha, viktima e pafajshme e atentatit në Shkodër
31 Tetor, 12:43
-
Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon! Zgjatet afati i Komisionit hetimor për 'Sterilizimin' e 'Check Up'
31 Tetor, 12:35
-
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
31 Tetor, 12:34
-
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda kuvendit! Momenti kur përballet me deputetët e PD
31 Tetor, 12:29
-
Në SPAK për 21 janarin, deputeti Xhemal Qefalia ironi me Alibeajn: Më pyetën a është Enkelejdi ky që ka automatik
31 Tetor, 12:26
-
VIDEOLAJM/ Progres raporti/ Opozita gardh tek dera e Kuvendit, garda i sugjeron Gonzatos portën anësore! Deputetët hapin rrugën
31 Tetor, 12:24
-
Replikat/ 'Keni lajthitur', Spiropali debat me Shehajn në Kuvend: Lini pozat e TikTok-ut
31 Tetor, 12:22
-
Anija me mbetje, Braçe ironizon opozitën: T’i lejojmë të monitorojnë kontejnerët, me not, avionë ose varka, se mbase fluturojnë anijet
31 Tetor, 12:21
-
Flakadanët në fushë dhe Mala në spitalin e Lushnjës, policia procedon dy tifozët e 'Tirona Fanatics'
31 Tetor, 12:18