Batiç: Bashkëpunimi me Hagën, konferenca e donatorëve në dyshim

BEOGRAD (6/4/2001)- Vihet në pikëpyetje zhvillimi i konferencës e donatorëve për Jugosllavinë, e parashikuar të zhvillohet më 29 qershor pas ngurrimeve të qeverisë jugosllave për të miratuar projektligjin për bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare". Këtë deklaroi sot ministri i Drejtësisë Vladan Batiç. Sipas tij "konferenca e donatorëve është vënë në dyshim dhe ka shumë të ngjarë të shtyhet për shkak të manovrave të Partisë Socialiste Popullore (SNP)", të Malit të Zi, që, sipas Batiçit, po bllokon miratimin e projektligjit federal për bashkëpunimin me TPI-në, që mendohet se do të bëjë të mundur ekstradimin e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Udhëheqja e DOS-it pritet të diskutojë sot në mbrëmje për këtë situatë të re, që e ka vënë qeverinë federale në prag të një krize politike.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë