Beogradi i përgjigjet Del Pontes: Mladiç s'është në Jugosllavi

BEOGRAD (28 Nentor)(28/11/2001) - Ministri i Brendshëm jugosllav, Zoran Zivkoviç, ka pohuar dje, se me aq sa di ai, gjenerali Ratko Mladiç, ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjes, "nuk gjendet në Jugosllavi". Zivkoviç reagoi në këtë mënyrë ndaj akuzave të kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë (TPI), Carla Del Ponte, e cila deklaroi dje, përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Beogradi po mbronte Mladiç. "Sipas informacioneve që kam që prej një viti, Ratko Mladiç nuk gjendet në territorin tonë", ka thënë mbrëmë ministri i Brendshëm për televizionin shtetëror serb RTS. Zivkoviç ka shtuar se nuk kishte informacione sipas të cilave Mladiç gjendet "nën mbrojtjen e ushtrisë jugosllave". Qeveria federale jugosllave - saktësoi ai - "nuk ka nxjerrë asnjë dekret që të detyrojë një institucion ose persona të tretë që të mbrojnë një të akuzuar për krime lufte".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia