Bin Laden përgatit vdekjen I biri do ta ekzekutojë
Bin Laden është duke përgatitur vdekjen e tij. Ky lajm është dhënë dje, nga një televizion rus, që ka cituar një nga ish-gratë që ka qenë pranë tij. Megjithëse, në pamjet e fundit në tv, Laden mundohet me vështirësi të fshehë dhimbjen e madhe.
LONDRA
(11/12/2001)
Bin Laden është duke përgatitur vdekjen e tij. Ky lajm është dhënë dje, nga një televizion rus, që ka cituar një nga ish-gratë që ka qenë pranë tij. Megjithëse, në pamjet e fundit në tv, Laden mundohet me vështirësi të fshehë dhimbjen e madhe. Referuar gruas, ai nuk mund të durojë që të qëndrojë në duart e armiqve të tij, prandaj ka urdhëruar të birin, që në momentin e duhur, ai ta vrasë. Gjithsesi, këto paralajmërime martiri të Bin Laden, i kanë bërë vendet perëndimore, që të paralajmërojnë një katastrofë tjetër, që faturohet nga ai. I gjithë ky tregim, i takon ish gruas së tij Sabinës, që i është treguar televizonit rus TV6. Ndërkohë, "Mirror" ka dhënë edhe mundësitë, ku mund të godasë Bin Laden. Ato do të jenë Campidoglio apo Washington, Kulla Eiffel apo Big Ben në Londër. Të gjitha janë simbole për njerëzimin, ashtu siç ishin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës "Kullat Binjake". Bin Laden ka shumë fëmijë me tre apo katër gra. Sabina është 45 vjeçare dhe ka tre fëmijë me të. Sipas gruas është vetëm e ëma, që e përkrah të birin. "Si të gjitha nënat jam e kënaqur me të birin tim", ka thënë ajo. Kjo, e ka përforcuar dje fjalën e kryeministrit të ri afgan, Ahmed Karzai, që ka thënë se:"Talebanët janë plotësisht të mbaruar". "Tani duhet të bëjmë një seri sfidash pas vitesh të tëra miserie dhe terrorizmi dhe jemi të bindur, që do t'ia dalim sepse kemi ndihmën e Komunitetit Ndërkombëtar", ka përfunduar ai.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
53.5%
Jo
37.7%
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1055
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?