Bosnjë: Afishohen fotot e Mlladiç dhe Karaxhiç në qendër të Sarajevës

(19/1/2002)SARAJEVE (19 janar) - Afishe me fotografi të Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiç, të arratisurit më të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Bosnje janë vendosur në rrugët e Sarajevës sot, me një shpërblim të njoftuar më shumë se 5 milionë dollarë (5,7 milionë euro). Afishet, bardhë e zi, japin një numër telefoni celular dhe një adresë e-mail për çdo kontakt. Ato janë botuar nga programi i departamentit amerikan të shtetit për kërkimin e drejtësisë, i vendosur më 1984 për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar, ve në dukje ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, bëri të ditur agjencia franceze e lajmeve AFP. Ky program ofron një shpërblim ekuivalent me më shumë se 5 milionë dollarë për informacione që lllejojnë arrestimin dhe transferimin e Karaxhiçit dhe Mladiçit apo të çdo personi tjetër të kërkuar nga TPI për ish-Jugosllavinë. Radovan Karaxhiç, udhëheqës i serbëve të Bosnjes gjatë luftës dhe Ratko Mladiç, udhëheqësi i tij ushtarak, janë fajësuar për genocid gjatë luftës së Bosnjes (1992-95) nga TPI që e ka selinë në Hagë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike