Bosnjë: Njësi speciale amerikane, në kërkim të Karaxhiç dhe Mladiç

(15/1/2002)SARAJEVE (15 Janar) - Njësi speciale të ushtrisë amerikane po bëjnë kërkime për kapjen e dy kriminelëve më të kërkuar të luftës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, bëri të ditur dje gazeta e përditshme që del në Banja Luka, "Nezavisne Novine". Duke cituar burime të paidentifikuara të forcës së NATO-s dhe të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, gazeta e lartpërmendur pretendon se rreth 300 trupa amerikane janë vendosur kohët e fundit në zonën kufitare mes Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi në malet Zelengora dhe Romanija, ku mendohet se ndodhet Karaxhiç. Njësitë amerikane janë dislokuar dy javë më parë në kuadrin e një operacioni që mbështetet në një marrëveshje me Presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, se Karaxhiç nuk do lejohet të kalojë kufirin në ndonjë rast të mundshëm. Gazeta "Nezavisne Novine" njofton se ekstradimi i ish-komandantit ushtarak Mladiç në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte është i mundshëm, pasi ka informacione se ai fshihet diku në Beograd. Beogradi dhe Haga janë angazhuar në "bisedime" për ekstradimin e tij, njoftoi gazeta.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia