Bosnjë, SFOR zbulon depo armësh në territorin serb

BANJA LUKA (30/10/2001)- Forcat e SFOR-it në Bosnjë, ka zbuluar një depo tjetër me armë pranë Han Pijeshakut, një ish-bazë e fortë e serbëve të Bosnjes, bëri të ditur sot një zëdhënës në Banja Luka. Ende nuk është bërë vlerësimi i tyre, pasi depoja sekrete ndodhet mes fushave të minuara, njoftoi zëdhënësi në një konferencë shtypi në Banja Luka, sipas agjenisë DPA. Ai tha se armët shkelin marrëveshjen për paqe të nënshkruar në Dejton, që i dha fund luftës së përgjakshme të viteve 1992-1995. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Republikën Serbe të Bosnje, Novica Simiç, mohoi se ushtria ka dijeni rreth objekteve sekrete me armë dhe tha se ndoshta ato ishin ngritur përpara nënshkrimit të marrëveshjes në fund të vitit 1995. Kjo ishte depoja e dytë me armë që SFOR-i zbuloi këtë javë në zonën e Han Pijeshakut, në Bosnjen Lindore, e cila ka qenë strehë për ish -liderin e larguar serb, Radovan Karaxhiç dhe komandantin ushatarak, Ratko Mladiç.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia