Bosnje, Kryeministri i RS: Karadzic e Mladic dorëzohuni në TPI

SARAJEVE (3 Dhjetor)(3/12/2001) - Mladen Ivanic, Kryeministër i Republika Srpska (RS, entitet serb i Bosnjes), ka ftuar ish-liderin politik serbo-boshnjak, Radovan Karadzic, dhe ish-komandantin ushtarak Ratko Mladic, që të dorëzohen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë (TPI). "Po të isha një prej tyre, do të vihesha në dispozicion të Gjykatës së Hagës, sepse kur besohet në diçka, duhet të mbrosh idetë e tua deri në fund", ka thënë Ivanic, i intervistuar në mbrëmje nga televizioni i Federatës Kroato-myslimane, e cila së bashku me RS-në përbëjnë Bosnje-Hercegovinën. Ivanic ka shtuar se i ka dhënë instruksione policisë serbo-boshnjake për të kërkuar dhe dorëzuar në TPI "dhjetë personat" të akuzuar nga kjo gjykatë dhe që mendohet se fshihen në territorin e RS-së. Karadzic dhe Mladic, të akuzuar për genocid, janë dy të akuzuarit më të kërkuar nga TPI. Mendohet se ata fshihen në Republika Srpska. Kryeministri Ivanic ritheksoi se autoritetet serbo-boshnjake nuk kanë të dhëna në lidhje me vendndodhjen e dy të shumëkërkuarve dhe ftoi ata që kanë një informacion të tillë që ta tregojnë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia