Del Ponte: Arrestimi i Karadziç e Mladiç brenda vitit

KARLSTAD (9/7/2001)- Prokurorja e Përgjithshme e TPI-së, Karla del Ponte, ka thënë se shpreson që dy personat më të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare - ish-udhëheqës serbo-boshnjak Radovan Karadziç e Ratko Mladiç - të arrijnë brenda fundit të vitit ish-presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç, pas hekurave të burgut të Hagës, bën të ditur agjencia ANSA, e cila i referohet Reuters. "Shpresojmë që (arrestimi) përpara fundit të vitit", ka deklaruar mbrëmë prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Karstad, në Zvicër, ku ka shkuar për të marrë një vlerësim për të drejtat e njeriut. Gjatë ditëve të kaluara Karla del Ponte ka vizituar Ballkanin, për t'u përpjekur të bindi drejtuesit e Beogradit dhe të Sarajevës për të dorëzuar para drejtësisë ndërkombëtare të kërkuarit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia