Djemtë e rrugës së "Elbasanit" pranojnë akuzën

TIRANE (4/21/2000) Gjykata e Tiranës ka dhënë si masë sigurie për 4 anëtarët e quajtur banda "Kotorri" burg pa afat si masë sigurie. Gjatë seancës gjyqësore të pandehurit e akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e Presidencës dhe atë te shkolla "Vasil Shanto" kanë pranuar deri në një farë mase akuzën e bërë nga ana e Prokurorisë. Të shoqëruar nga një grup i specializuar policësh, "Killërat e Presidencës" kanë zbritur dje në gjykatën e Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit. Elidon Kotorri, 25 vjeç, Blendi Kotorri, 22 vjeç, Olsi Kaciu, 21 vjeç dhe Leart Duro, që të katër nga Tirana janë vënë dje përballë akuzës për pjesëmarrje në disa vrasje të bujshme të ndodhura kohët e fundit. Të ndaluar tri ditë më parë, 4 të akuzuarit, pasi janë vënë përballë në një seancë me dyer të mbyllura me argumentet e Prokurorisë kanë pranuar faktin se janë pjesëmarrës në vrasjen e ndodhur përballë ambasadës kroate dhe atë në rrugën "Vasil Shanto". Ajo që ka çuar në pranimin e akuzës prej tyre është fakti se Prokuroria dhe agjentet kriminalë kanë mundur të sigurojnë të gjitha materialet e duhura për të fajësuar vëllezërit Kotorri dhe dy njerëzit e tjerë të grupit me të njëjtin emër. Gjyqtarja Anila Capo ka dëgjuar më vëmendje provat e paraqitura për të mbështetur akuzën nga ana e Prokurorisë dhe shpjegimet e vetë të pandehurve e ka pasur më të lehtë të japë një vendim për fatin e tyre. Prokurori ka kërkuar burg pa afat për 4 killerat e Presidencës. Në një kohë jo shumë të shkurtër trupi gjykues është tërhequr për vendim, të cilin e ka dhënë pas 15 minutash. Capo ka lexuar për ta një masë paraburgimi pa afat, duke u bazuar në të gjitha provat e paraqitura nga ana e akuzës dhe pranimi prej të pandehurve i akuzës së bërë. Pas vendimit, ata nën kujdesin e lartë të forcave të rendit janë dërguar në policinë e Durrësit, ku kanë qëndruar prej ditësh për t'i pasur larg presioneve dhe influencimit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane