U arrestua në lokalin afër SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e grupit shqiptaro - gjerman që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani! Vlera 3.3 mln euro

Tirane- Islam Sefa, njeriu i cili u arrestua dje (2 korrik 2024) në një lokal pranë godinës së SPAK akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.

Kjo u bë e ditur pasditen e sotme (3 korrik)  përmes një njoftimi për median të Prokurorisë së Posaçme ku bëhen publike detajet e një hetimi të përbashkët të SPAK me autoritetet gjermane lidhur me një grup kriminal shqiptaro - gjerman që merrej me trafik droge.

Prokuroria e Posaçme informon se janë identifikuar 12 persona anëtarë të këtij grupi nga të cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë

Sipas SPAK grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuana. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

"Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro" informoi sot SPAK.

Shqiptarja.com dhe Report Tv arriti të sigurojë videon e momentit kur agjentët e BKH-së mësynë kafen 100 metra larg SPAK, ku Ismal Sefa kishte shkuar për të takuar një avokat. 

"Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar Islam Sefa është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale"

Ndaj tij GJKKO me kërkesë të SPAK kishte firmosur masën e sigurisë 'arrest me burg'. Gjithashtu dhe urdhër të gjykatës u ushtrua kontrolle dhe në 4 ambiente, banesa, biznese, automjete dhe persona dhe janë sekuestruar një automjet luksoz tip BMË X5; euro si dhe 60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”.

Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili 2 ditë më parë, 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve kriminale që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën. 

Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për interesa të të cilave janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, autoritetet gjermane të drejtësisë e më konkretisht Prokuroria e Braunschëeig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për personin në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim I.S. Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 4 (katër) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;

300 (treqind) dollarë;

2 (dy) laptopë;

4 celularë;

1 DVR + Kamer;

Bizhuteri të ndryshme;

1 (një) orë e markës Rolex

4  çanta te markave luksoze;

3 çelësa automjeti;

Një automjet luksoz tip BMË X5;

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;

2 aparate celularë;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, si dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

Njoftimi i SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal 100 metër afër SPAK, Islam Sefa! Ja pamjet kur agjentët e BKH-së i vënë prangat 

Një një lokal përballë SPAK, efektivët e  Byrosë Kombëtare arrestuan një të kërkuar për trafik droge. Bëhet fjalë për Islam Sefën, për të cilin prej disa javësh kishte një masë arresti në burg në mungesë.

Mësohet se po priste një avokat, kur agjentët e BKH-së ndërhynë për ti vënë prangat në lokalin  bar kafe gati 100 metra larg godinës.

Kjo ngjarje, krejt e paprecedentë që ndodh nën sytë e SPAK, e cila tregon nivelin e guximit kaq qesharak për të sfiduar drejtësinë, kësaj here nuk funksionoi.

Por, në familjen Sefa, Islami nuk është i vetmi i akuzuar në trafik droge. Vetëm 2 ditë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi vëllain e tij, Bujar Sefa, me 15 vjet burg, por me pranimin e gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 10 vjet burg.

Bujar Sefa ishte arrestuar bashkë me 7 pjesëtarët e grupit të cilët u deklaruan fjator për kultivimin e kanabisit në disa parcela në Krujë. Kanabisi mbillej në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën, në njësinë Administrative Cudhi të Krujës, në fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall.

Kultivuesit e drogës në Krujë, nuk komunikonin me telefon, por vetëm me radio dhe aplikacione me internet.

Ndërkohë, dy vëllezërit, Sefa rezultojnë të dënuar në Itali në vitin 2021, përkatësisht Islami me 9 vjet e 9 muaj, ndërsa Bujari me 12 vjet e 9 muaj burg, pasi ishin pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda drejtë Italisë, kryesisht në Venecia gjatë viteve 2016-2017.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYRDYL REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 04/07/2024 14:05

    O e shkreta Shqipēri si osht katandis shumica e rinis ka pērfunduar nēpēr burgje. Se asnjēri sdo tē punoi e maqina klasi ēndēroin po punēn sduan ta shikoin e si nē pralla tē jetoin. Duhet me u çu nga vari Enver krimineli se ai i vinte hakut kti kodosh poplli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës