Do të godasim Shtetet e Bashkuara në zemër të tyre
Tërmeti i goditjeve ndaj Amerikës terroriste nuk ka mbaruar, përkundrazi, ne do ta godasim atë në zemër të saj", ka firmosur dje deklaratën e saj organizata terroriste "Al Quaeda".
(11/10/2001)Tërmeti i goditjeve ndaj Amerikës terroriste nuk ka mbaruar, përkundrazi, ne do ta godasim atë në zemër të saj", ka firmosur dje deklaratën e saj organizata terroriste "Al Quaeda".
Në strategjinë e SHBA-së, pas goditjeve ajrore kundër talebanëve në Afganistan, është përfshirë edhe një hap i dytë, i cili ka konsistuar në shpërndarjen e një kasete propagadandistike ku janë shpjeguar qartë kodet e mesazheve, vendet dhe strategjitë e terroristëve, në të gjithë botën. Në këtë moment i ashuquajturi "terroristi kryesor", Bin Ladeni, është bërë i gjallë nëpërmjet frekuencave të Al Jazeera, Cnn- it arab. Zëdhënësi i shtypit i organizatës terroriste "Al Qaeda" ka prononcuar fjalë të tmerrshme, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në të njejtën kohë duke u bërë thirrje të gjithë atyre individëve që besojnë në "luftën e shenjtë kundër kryqëzatës".
Si objekt studimi për luftën kundër amerikanëve, ka theksuar zëdhënësi afgan, duhen marrë goditjet e 11 Shtatorit në Nju-Jork dhe Uashington, përkatësisht në Kullat Binjake dhe në Pentagonin ushtarak. "Do ta zhvendosim luftën në zemër të Amerikës, kundërgoditjet tona nuk kanë përfunduar, do ta godasim Amerikën dhe interesat e saj në çdo skaj të botës, ka thënë zëdhënësi i shtypit të terroristëve.
Por në të njëjtën kohë, duke u prononcuar për një televizion arab, përfaqësuesi i "Al Qaedas" nuk mund të linte pa përmendur apelin që talebanët u bëjnë prediku-esve të fesë islame në të gjithë botën.
Ndërkohë USA, është përgjigjur me letrën që i ka dërguar Aleancës Europiane, në të cilën deklarohet se ajo do ta vazhdojë luftën e saj vetëmbrojtëse ndaj terrorizmit. Në deklaratën e tij Powell, ka theksuar se pas prononcimit të Bin Ladenit, fushata amerikane do të përqëndrohet mbi rrjetin Al Qaida të Bin Ladenit dhe mbi regjimin e talebanëve, të cilët kanë pushtetin në Afganistan, njoftuar agjensia e lajmeve ANSA.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.5%
-
Jo
37.6%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet gara për shef komisariatesh në Policinë e Shtetit, deri më 8 nëntor afati për aplikim
31 Tetor, 13:01
-
Dibër/ Shantazhonin një 17-vjeçare me video e foto personale, arrestohet çifti dhe adoleshentja! I hapën profil fals në rrjetet sociale
31 Tetor, 13:00
-
NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers 'K.O' në Cleveland! Në krye skuadra surprizë
31 Tetor, 12:45
-
Del FOTO/ Kush është Flutura Basha, viktima e pafajshme e atentatit në Shkodër
31 Tetor, 12:43
-
Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon! Zgjatet afati i Komisionit hetimor për 'Sterilizimin' e 'Check Up'
31 Tetor, 12:35
-
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
31 Tetor, 12:34
-
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda kuvendit! Momenti kur përballet me deputetët e PD
31 Tetor, 12:29
-
Në SPAK për 21 janarin, deputeti Xhemal Qefalia ironi me Alibeajn: Më pyetën a është Enkelejdi ky që ka automatik
31 Tetor, 12:26
-
VIDEOLAJM/ Progres raporti/ Opozita gardh tek dera e Kuvendit, garda i sugjeron Gonzatos portën anësore! Deputetët hapin rrugën
31 Tetor, 12:24
-
Replikat/ 'Keni lajthitur', Spiropali debat me Shehajn në Kuvend: Lini pozat e TikTok-ut
31 Tetor, 12:22
-
Anija me mbetje, Braçe ironizon opozitën: T’i lejojmë të monitorojnë kontejnerët, me not, avionë ose varka, se mbase fluturojnë anijet
31 Tetor, 12:21
-
Flakadanët në fushë dhe Mala në spitalin e Lushnjës, policia procedon dy tifozët e 'Tirona Fanatics'
31 Tetor, 12:18