Do të vazhdojë të qëndrojë në burg oficeri i Komisariatit të Rrëshenit Ahmetaj

RRESHEN (3/16/2001)- Oficerit të informacionit në Komisariatin e Rrëshenit, Çup Ahmetaj, do të duhet që të qëndrojë një muaj në burg, derisa hetuesit të përcaktojnë nëse mbi të rëndon vetëm shkelje administrative apo ndonjë vepër penale. Kështu ka vendosur Gjykata e Rrethit të Krujës për oficerin e rendit Ahmetaj. Ai është ndaluar pasi pretendohet se nuk ka bërë kontrollin personal para hyrjes në dhomën e izolimit të Gjon Gjonajt, i cili u gjet i vdekur në mjediset e Komisariatit të Policisë në Rrëshen.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë