Dy kullat dhe islamiku "non grata"

(11/3/2001)Cila është historia e dy kullave në krah të Ministrisë së Kulturës dhe kur ka filluar ajo. Pse pronarët më të fundit të këtyre pallateve i kanë kërkuar dy ndërmarjeve të mëdha shtetrore Telekom dhe INSIG të blejnë 8 katet e njërës prej kullave dhe si e justifikojnë çmimin stratosferë që ata kanë ofruar? Këto janë disa nga pikëpyetjet mbi të cilat gazetat qëndrore dhe disa televizione private kanë nisur të punojnë. Kush është njeriu që nëpërmjet lidhjeve të tij me pushtetin ka arritur deri në pragun e një operacioni financiar të dyshimtë dhe të padëgjuar ndonjëherë në Shqipëri, një operacion që nëse realizohet, do të prodhojë shumë shpejt një mbështetje të garantuar politike, me anë të disa mediave, në zgjedhjet e afërta për një grup brenda Partisë Socialiste. Por le t'i rikthehemi pak historisë së këtyre dy kullave, trualli i të cilave, qysh prej vitit 1994 ka njohur disa pronarë: shqiptarë, italianë, arabë dhe sërish shqiptarë. Aktualisht firma ndërtuese është arabe dhe quhet KARAVAN KONSTRUKSION. Drejtori i atëhershëm i kësaj firme ka qenë Abdyl Latif, një jordanez, i cili kishte ardhur që herët në Shqipëri si përfaqësues i disa fondacioneve bamirëse, deri sa pas vitit '97, ai ka punuar si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv në firmën ndërtuese KARAVAN KONSTRUKSION, e cila aktualisht, rikujtojmë, po ndërton dy kullat që i kanë ofruar zyrat e tyre Telekomit dhe INSIG-ut. Në javët e para të nëntorit 1999, Drejtori i firmës ndërtuese arabe është ndaluar dhe ekstraduar nga shërbimet e CIA-s në Shqipëri si njeriu me lidhje shumë të ngushta me Bin Laden, kryterroristin ndërkombëtar islamik. Jordanezi 42 vjeçar jetonte prej shtatë vjetësh në kryeqytetin shqiptar, madje kishte marrë nga autoritet e asja kohe edhe shtetësinë shqiptare. Në atë kohë, ashtu si disa të tjerëve, edhe Abdyl Latifit iu hoq menjëherë shtetësia dhe brenda dy orësh është përcjellë së bashku me familjen në një avion special amerikan. Pra Abdyl Latif kishte drejtuar deri në ditët e para të nëntorit 1999 ndërtimet e dy kullave përballë Piramidës dhe Selise Qeveritare. Por cila ka qenë strategjia dhe planet e islamikëve të akuzuar si lidhjet e ngushta të kryeterroristit Bin Laden në Shqipëri dhe cili ka qenë aktiviteti i tyre i vërtetë në vendin tonë. Shumë prej tyre të dëbuar tashmë nga Shqipëria vinin nën ombrellën e fondacioneve bamirëse duke ndërtuar e dhuruar godina të ndryshme si shkolla apo kopshte. Më pas ata e zgjeruan aktivitetin e tyre duke nisur të investojnë në pallate shumëkatëshe. Më pas ata e zgjeruan aktivitetin e tyre duke nisur të investojnë në pallate shumëkatëshe. Kjo ishte mënyra më e mirë që në një vend si Shqipëria me mungesë të theksuar të kontrollit nga ana e shtetit, të realizohej PASTRIMI i PARAVE.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim