Prej 15 ditësh banorët e dy lagjeve të Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas krerëve të filialit të KESH-it arsyeja që ka lënë në errësirë lagjen nr.17 dhe atë të Plazhit është se janë djegur transformatorët.
(2/2/2002) DURRES - Prej 15 ditësh banorët e dy lagjeve të Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas krerëve të filialit të KESH-it arsyeja që ka lënë në errësirë lagjen nr.17 dhe atë të Plazhit është se janë djegur transformatorët. Drejtuesit e filialit shprehen se kanë disa ditë që po tentojnë të sigurojnë transformatorë të rinj nëpërmjet KESH-it. Plazhi dhe Porto-Romano mbeten dy zonat më problematike për furnizimin me energji.