Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane

Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane

Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale demokratja, Kamala Harris apo republikani, Donald Trump, SHBA do të mbetet aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.

E pyetur për ndikimin e zgjedhjeve amerikane në Kosovë, e para e shtetit ka thënë se vendi ynë në vazhdimësi e ka pasur mbështetjen e qeverisë amerikane pavarësisht se kush ka udhëhequr me Shtëpinë e Bardhë.

“E kemi fituar lirinë kur në qeverisje kanë qenë demokratët, derisa kur kemi fituar pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Pra, Kosova vërtetë ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane (dypartiake) amerikane. Është vendim i popullit amerikan, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që do të zgjidhet. Me rëndësi është që SHBA-të vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas kësaj date”, ka theksuar Osmani në një deklaratë për media, pasi mori pjesë në lansimin e raportit të UNICEF-it mbi gjendjen klimatike për fëmijët në Prishtinë./RTK


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA/ Liderët e Ballkanit mesazh Trump! Banorët e Mitrovicës së Veriut e urojnë me banerin në shesh: Urime fitorja, president!


Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Kosovë

PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Kosovë