Emërime të reja mes krerëve të policisë

DURRES (17/1/2001) Emërime të tjera në kupolën drejtuese të drejtorisë së policisë së Durrësit. Pas vizitës së ministrit Gjoni pak ditë më parë i cili emëroi Arben Ruçin si drejtor të policisë së Durrësit dje kanë mbërritur nga Ministria edhe dy emërime të tjera në adresë të kësaj drejtorie. Kështu Boge Bodini deri dje oficer i policisë kriminale ka marrë postin e nëndrejtorit të policisë së Durrësit, detyrë të cilën e kishte kryer më parë Arben Ruçi. Motivacioni për këtë lëvizje ka qenë me nita pozitive dhe si rrjedhojë e disa arritjeve që policia kriminale e Durrësit ka arritur gjatë vitit që kaloi. Emërimi i dytë ka qenë ai i oficerit Salvo Ferizaj, deri dje në policinë e rendit të Elbasanit, i cili tashmë do të kryejë detyrën e shefit të zyrës së krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së Durrësit. Sipas drejtuesve të policisë nëndrejtori Bodini do të kryejë edhe detyrën e shefit të policisë kriminale pasi e tillë është edhe struktura e drejtorisë së policisë. Në këtë mënyrë vendet e mbetura bosh prej disa ditëshj kanë filluar të plotësohen. Por ka ende detyra të pambuluara si është ajo e shefit të komisariatit të policisë së Durrësit, vend i mbetur vakant prej më shumë se një muaji që kurse u largua me një detyrë tjetër në Delvinë ish-komisari Agron Ahmetaj. Po kështu bosh ka mbetur edhe vendi i kryekontrollorit të pikës së kalimit kufitar në portin e Durrësit. Një javë më parë kryekontrollori i kësaj pike u transferua në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Në këtë pikë janë edhe 3 vende konrtollorësh ende të paplotësuar gjë që ka ndikuar në ngarkesën më të madhe të punës së oficerëve të policisë që punojnë në këtë sektor. Në shkresën përcjellëse të ardhur nga policia thuhej se ditët e ardhshme do të ketë edhe emërime të tjera. Ministri Gjoni në vizitën që bëri në Durrës tha se "komisioni i emërimeve po studion kaniddaturat me kujdes për ti emëruar në Durrës dhe kjo është me rëndësi për shkak se ky qytet konsiderohet si një qytet mjaft i rëndësishëm si dhe vend ku kryqëzohen rrugë të trafiqeve dhe të interesave ekkonomike të mjaft grupimeve antiligjore". Për këtë arsye emërimet do të bëhen kryesisht me njerëz agjenturisë që dinë të luftojnë krimin që në bazat e tyre. Pikërisht ky është edhe objektivi që ka Ministria dhe Drejtoria e Policisë s Durrësit për vitin 2001. Lëvizja e parë që u krye ishte ajo e ish-drejtorit të policisë Albert Pilo, i cili mori në Ministrinë e Rendit detyrën e drejtorit të përgjithshëm të kufirit shtetëror.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë