Gjingjiç: Konferenca e donatorëve me ose pa SHBA

BEOGRAD (5/9/2001)- "Konferenca e donatorëve do të organizohet në nivel të lartë ose më të ulët. Ne do të kemi probleme nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të marrin pjesë në konferencë apo do të vijnë thjesht si vëzhguese". Këtë ka deklaruar sot kryeministri serb, Zoran Gjingjiç. "Ne do të përpiqemi ta zgjidhim këtë problem gjatë dy ose tri javëve të ardhshme nëpërmjet miqve tanë europianë, të cilët do të ushtrojnë presion mbi administratën amerikane për të kuptuar se kjo konferencë është më shumë një çështje simbol për mbështetjen e reformave dhe demokracisë në Serbi, se sa një çështje financiare" Kryeministri serb nënvizoi se mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin politik dhe ekonomik të Jugosllavisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën dje se do të refuzonin pjesëmarrjen në konferencën e donatorëve, nga e cila Serbia shpreson të përfitojë të paktën një miliard dollarë për rindërtim, nëse udhëheqësit e saj nuk shtojnë bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës. "Një vendim i tillë do të rrezikojë pozicionin e qeverisë demokratike të Serbisë. Ne besojmë se kjo nuk është në interes të komunitetit ndërkombëtar", deklaroi nga ana e tij ministri serb për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë, Goran Pitiç.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë