"Gjonajn e vrau pendesa"

TIRANE (17/3/2001) Gjon Gjonaj u vetvra nga pendesa" Eshtë ky një konkluzion paraprak i hetimeve të deritanishme lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 11 shkurtit në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Rrëshenit. Krerë të policisë shqiptare deklarojnë gjithsesi se është ende herët deri në përfundimin e plotë të hetimeve për të dhënë një panoramë të saktë të motiveve që çuan në ngjarjen tragjike ndodhur brenda "shëpisë së shtetit". Hetimet Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Bilbil Mema, ka shumë të ngjarë që Gjonaj të jetë ndodhur nën presionin e një ataku të menjëhërshëm pendese, e cila mund të ketë motivuar vendimin tragjik për vetvrasje. "Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që Gjonaj të ketë shfaqur gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Rrëshenit shenja të një gjendje të rënduar psikologjike". Sipas Memës, viktima ka pasur me vete çelsin e depos në të cilën nga kontrolli i policisë në pronën e Bushin rezultuan të ishin fshehur një sasi e konsiderueshme armatimi. Nuk përjashtohet mundësia që morali i Gjonajt të ketë pësuar një shock të fuqishëm kur iu komunikua që në "armët e ruajtura prej tij", mungontae arma që kishte marrë jetën e policit të specialeve të Laçit, Balozi. "Po ashtu mundet që viktima të ketë menduar që ai mund "të ekzekutohej" njësoj nga vëllëzërit e policit të vrarë, Balozi, në shenjë hakmarrjeje ndaj devocionit të tij për Astrit Bushin. Procesverbali Për herë të parë Mema ka pranuar mosekzistencën e një procesverbali me shkrim të mbajtur nga ana e shefit të krimeve të Komisariatit të Mirditës gjatë 20 minutave të marrjes në pyetje të Gjonajt. Mema gjithashtu e ka cilësur si një veprim të patolerueshëm neglizhencën për zbatimin e procedurës standarte për ushtrimin e kontrollit fizik. Këtë neglizhencë nga ana e autoriteve policore të Mirditës e përforcon më tej edhe fakti që Zef Malshi kishte gjithashtu me vete një elektrik dore të cilin e mbante në xhepin e tij. Ka qenë pikërisht ky elektrik i cili i pari hodhi dritë mbi trupin pa jetë të Gjonajt. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dalluar si dy momente krejt të veçanta shkakun e vetvrasjes në komisariat të Gjonajt nga njëra anë dhe neglizhencën e autoriteteve policore të Rrëshenit nga ana tjetër. "Lidhur me këtë të fundit menjeherë u lirua nga detyra shefi i krimeve, si dhe u morën në ndjekje penale Shefi i Komisariatit të Mirditës Osman Qystri dhe oficeri i shërbimit Çup Ahmetaj", vijon Mema. Reagimi "Komiteti shqiptar i Helsinkit si dhe Qëndra për të drejtat e NJeriut janë duke përdorur rastin fatkeq të vetvrasjes së Gjon GJonajt për të manipuluar opinionin publik". Eshte ky reagimi i ashpër i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Bilbil Mema, dhe dje për Gazetën. "Të gjendur nga njëra anë përballë faktit që këto OJQ kanë heshtur në deklaratat e tyre lidhur edhe me vrasjen e fundit të Policit Altin Balozi dhe nga ana tjerët përballë nxitimit për të dhënë konkluzionë pa pritur që të zbardhen hetimet në lidhje me vetvrasjen e Gjonajt, kemi të drejtë të ngrejmë pikpyetje të mëdha sa i përket funksionit real të ketyre organizatave", ka vijuar Mema duke aludur për një krizë të mirfilltë të aktivitetit të këtyre lloj OJQ-ve. Në një deklaratë të para tre ditëve, Qëndra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka hedhur hije dyshimi mbi policinë shqiptare duke e akuzuar indirekt atë për zhdukje të procesverbalit të hetimit të Gjon GJonajt.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë